Shoferi me kollë tremb Francën, autobusi me italianë mbyllet në karantinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca është vënë në alarm për shkak se një autobus i mbushur me shtetas që vinin nga Italia, u dyshua se ishte mbartës i virusit që më së fundi ka infektuar Italinë. Mjeti me të gjithë pasagjerët është mbyllur në karantinën e Lionit, një vend i posaçëm i vënë në dispozicion nga autoritetet e mjekësisë franceze.

Mediet lokale të Lionit bënë me dije pasditen e sotme se një autobus i ardhur nga Milano ka shkaktuar panik të madh në Francë. Mjeti që është ndaluar menjëherë nga autoritetet franceze ndërsa dyshimi kryesor u tha se ishte te shoferi i autobusit i cili kishte një kollë shumë të fortë dhe të vazhdueshme. Pas një bllokimi dy orësh në autobus, pasagjerët u zbritën dhe u morën në karantinë në stacionin e autobusit, ndërsa shoferi u dërgua menjëherë në spital për t’u ekzaminuar për virusin vdekjeprurës.

Alarmi në rritje tashmë ka shkaktuar pyetje nëse vendet evropiane do të duhet të mbyllin kufijtë e tyre – megjithëse Bashkimi Europian tha sot se nuk po planifikonte të kufizonte udhëtimet në zonën Shengen të paktën për momentin!

Frika në Lion erdhi menjëherë pasi një aeroplan pasagjerësh italian u mbajt në Mauritius për shkak të frikës së virusit, me dhjetëra pasagjerë nga Lombardia dhe Veneto, rajonet me ndikimin më të keq të koronavirusit, iu tha të ktheheshin në shtëpi ose të mbylleshin në karantinë.

40 nga 224 personat në bord përfundimisht zgjodhën të ktheheshin në shtëpi në Italinë veriore, ku 50 000 njerëz janë vendosur mbyllur në banesat e tyre, shkollat ​​janë mbyllur dhe aktivitet jashtë banesave janë pezulluar. Deri më tani në Itali janë konfirmuar të paktën 6 viktima nga koronavirusi ndërkohë që janë disa qytete që janë nën rrethim për shkak të frikës së përhapjes së virusit tek masat! n.k/Fjala.al/

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV