“Eposi i Kreshnikëve”, Sinani: 2020, dosja nuk konkurron dot në UNESCO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Eposi i Kreshnikëve”, tanimë dosja e ka humbur shansin për t‘u anëtarësuar në  UNESCO  edhe për këtë vit. Aktualisht kanë mbetur vetëm pak ditë nga skadimi i afatit dhe dosja e cila duhet të ishte dorëzuar nga Ministria e Kulturës së Kosovës  për në ministrinë e Shqipërisë, nuk është dorëzuar. Anëtari i grupit të punës, studiuesi Shaban Sinani thotë se ngërçi është institucional.

Janë të kufizuara shpresat për këtë vit. Për fat të keq pas dorëzimit të dosjes ka pasur një ndalim në proces e sipër që lidhej me rrugën e ndjekur për ta propozuar këtë dosje për regjistrimin e Eposit në një nga listat më të rëndësishme. Nuk funksionoi mirë bashkëpunimi i institucioneve që përcjellin një dosje shkencore në rrugë zyrtare në UNESCO. Janë dy ministritë e Kulturës, e Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat kanë bashkëpunuar parimisht duke pasur përfaqësuesit e vet për hartimin e dosjes. Pasi kjo dosje fitoi çmimin Europa Nostra, filluan negociatat që iniciativa të mbartej nga Prishtina në Tiranë”, deklaron Sinani për Abc News.

Sinani thotë se pas anëtarësimit të gusolës serbe gjërat filluan të lëviznin, por sic shihet edhe këtë vit shpresat janë të pakta.

Shumë shpresa që të kapim kalendarin këtë vit nuk kam. Kryetari i grupit të punës Zymer Neziri, ka ardhur para një muaji e gjysmë dhe ka kërkuar që të diskutojë me përfaqësues të ministrisë së Kulturës së Shqipërisë. Grupi i punës që e kishte mbaruar detyrën e vet duhej të ftohej dhe nëse dukej e nevojshme të jepte rekomandimet e veta”, shprehet ai.

Shaban Sinani thotë se zvarritja prej 10 vitesh është e tepërt, ndaj do të shohin një opsion të ri vitin e ardhshëm.

Lexo edhe :  Paul McCartney mbi borxhin e Beatles ndaj kompozitorëve të mëdhenj avangardë

Në vitin 2016 Eposi i Kreshnikëve u vlerësua edhe më çmimin e Europa Nostra.

Të fundit

Vuçiq përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë...

Aksident me vdekje në Vorë, detajet e fundit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së hënës në zonën e Vorës. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues...

Këshilli i Ambasadorëve shpreh shqetësim për lajmin se Izraeli ka nisur operacionin

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim për lajmin se Qeveria e Izraelit ka nisur operacionin për pushtimin ushtarak të qytetit të Gazës, një veprim...

500 mln euro për vilën e Berluskonit, zbulohet personi që do e blejë

Villa Certosa, rezidenca e ish-Kryeministrit Italian Silvio Berlusconit në Porto Rotondo, Sardini, është gati për t’u shitur. Kjo pasuri, pjesë e trashëgimisë së Berlusconit që...

Lajmi i fundit: Rodrygo do largohet nga Real Madrid, kush do paguajë 110 mln euro?

Edhe pse e nisi si titullar ndeshjen e mbrëmshme ku Real Madrid fitoi 0-3 ndaj Real Oviedo dhe luajti për 63 minuta, Rodrygo duket...

Lajme të tjera

Web TV