Nafta vijon të bjerë në bursë/ Ja vlera “historike” në tregjet botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndikimin më të madh, veçse nga ana humanitare me humbjen e qindra jetëve në Ukrainë, lufta e ka patur në tregjet globale të naftës.

Çmimi i ka pësuar uljen në nivelin më të ulët që pas nisjes së luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Çmimi i naftës ka pësuar rënie të ndjeshme gjatë ditës së sotme në bursë, ku një fuçi bruto tregtohet me rreth 5% më pak, apo 4 dollarë më lirë.

Aktualisht një fuçi naftë brent tregtohet me 93.10 dollarë, dhe ajo e papërpunuar me 87.13 dollarë.

Sipas ekspertëve, ulja e ndjeshme vjen pas publikimti të të dhënave të dobëta ekonomike të Kinës, që është importuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar, ndërsa eksportuesi më i madh i naftës në botë, Saudi Aramco njoftoi se është gati të rrisë prodhimin.

Ekonomia e Kinës u ngadalësua papritur në korrik, ndërsa prodhimi i rafinerisë ra në 12.53 milionë fuçi në ditë, më i ulëti që nga marsi 2020, treguan të dhënat e qeverisë kineze.

Rënia e madhe e çmimit të naftës të këtë të hënë përputhet saktësisht me nivelin më të ulët të mëparshëm pas pushtimit, i cili u arrit më 5 gusht. Çmimi i Brent arriti kulmin më 7 mars në 139,13 dollarë, kur nisën shqetësimet për furnizimet nga Rusia.

Çmimi qëndroi mbi 100 dollarë për shumicën e kohës që atëherë, një nivel i parë rrallë në histori.

Në Shqipëri, çmimi i naftës mbetet i pandryshuar prej katër ditës, pasi është fiksuar për herë të fundit nga Bordi i Transparencës në vlerën e 221 lekë/litër me pakicë, një rritje me 5 lekë nga çmimi i mëparshëm.

 

Të fundit

Ndeshja Teuta – Dinamo City shtyhet për në 5 shtator

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta – Dinamo City, e vlefshme për javën e...

Ideja e re e Trump: Putin dhe Zelensky të takohen pa praninë time

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës duhet të takohen kokë më kokë përpara një samiti të mundshëm...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

Nga Shkodra deri në Konispol, 7 viktima nga aksidentet në 20 ditë

Shtatë viktima nga aksidentet rrugore. Ky është bilanci tragjik i 20 ditëve të para të gushtit. Tre prej viktimave janë shënuar në Fier. Ky...

Dy vite në qeli për burrat që mungojnë në faljen e xhumasë

Shteti Terengganu në Malajzi ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndëshkime të ashpra për burrat myslimanë që mungojnë në faljen e së...

Lajme të tjera

Web TV