“40 mld lekë në 7 muaj”/ Shtrenjtimi i çmimeve rrit të ardhurat në arkën e shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka tejkaluar planin e të ardhurave me 104% për 7 mujorin e parë të vitit 2022, duke realizuar 326.7 miliard lekë nga 313.5 miliard lekë që ishin parashikuar. Lajmin e ka dhënë në Facebook, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, e cila ka postuar raportin e fundit.

Ndërkohë që janë rritur të ardhurat në arkën e shtetit, gjatë të njëjtës periudhë rezulton se qeveria ka ulur shpenzimet duke harxhuar rreth 311 miliard lekë nga 359 miliard lekë që ishin parashikuar.

Vlen të theksohet fakti se Shqipëria është përballur me një rritje të frikshme të çmimeve gjatë gjysmës së parë të këtij viti, gjë e cila duket të jetë indikatori kryesor në rritjen e të ardhurave në arkën e shtetit.

Postimi i Ibrahimajt

Më shumë të ardhura në ekonomi

Të ardhurat totale për 7-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 326.7 miliardë lekë ose 104 % të planit të 7-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me 44.9 miliardë lekë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë vijon punën për të ruajtur të gjithë parametrat fiskalë, si dhe ritmin e qendrueshëm të rritjes së të ardhurave.

 

Të fundit

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Juventus arrin akordin me yllin e Premier League

Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes edhe nga ekipet e tjera...

Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

Romanca mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka hyrë në një kapitull të ri. Një ndër çiftet më të dashur dhe famshëm, që prej...

Lajme të tjera

Web TV