Pelegrinazhi në “Malin e Tomorrit”, policia e Beratit merr masa: 185 efektivë në terren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër, më datë 18 gusht deri më datë 25 gusht, në Berat do të nisë pelegrinazhi në malin e Tomorrit. Çdo vit, Mali i Tomorrit shndërrohet në vendin shpirtëror për mijëra pelegrinë, që adhurojnë shenjtin e tyre Abaz Ali.

Sipas traditës, pelegrinët mbërrijnë në pikën më të lartë të malit Tomorr, ku në një teqe të vogël prehet shenjti. Me mbërritjen e tyre në mal, pelegrinët ngrenë çadrat në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.

Ndaj, pak para nisjes, policia e Beratit ka marrë masa për qarkullimin normal të mjeteve dhe këmbësorëve në akset rrugore, pasi në periudhën 18 – 25 gusht 2022 pritet një numër i lartë vizitorësh atje.

Në terren do të jenë 185 efektivë që do të mbikëqyrin 24 orë dhe do të menaxhojnë çdo situatë të krijuar në akset rrugore, si dhe në ambientet rreth teqesë në Kulmak, ku dhe do të kryhen ritet fetare.

ITINERARI për drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të Malit Tomorr (drejt teqesë) do të jetë:

Hyrje e qytetit të Beratit – Rrethrrotullimi i Kombinatit – Unaza e qytetit – Rrethrrotullimi Uznovë – Kryqëzimi Plirëz – Teqeja e Kulmakut.

Itineraret për drejtuesit e mjeteve që kthehen nga Mali Tomorr (Teqeja) do të jenë:

Teqeja e Kulmakut – Bargullaz – Pronovik – Poliçan – Uznovë – Berat (rruga kryesore Antipatrea) –  Rrethrrotullimi i Kombinatit;

Teqe e Kulmakut – Novaj – Bogovë – Poliçan – Uznovë – Berat (rruga kryesore Antipatrea) –  Rrethrrotullimi i Kombinatit.

Drejtuesit e mjeteve dhe pelegrinët që vijnë nga qyteti i Çorovodës, këshillohet të përdorin aksin rrugor “Çorovodë – Gjerbës – Teqeja Kulmak” dhe kthim.

Lexo edhe :  Faqet qeveritare italiane sulmohen kibernetikisht, hakerat pro-rus pranojnë autorsinë

Në akset rrugore “Vlashuk Kuçovë – Berat”, ”Ura Kuçit – Dimal – Berat”, “Pobrat – Dimal – Berat”, ”Berat – Mali Tomorrit”, ”Berat – Çorovodë”,  ”Çorovodë – Gjerbës – Mali Tomorrit”, nuk do të lejohet të qarkullojnë mjete të tonazhit të rëndë nga ora 06:00 – 24:00, për periudhën 18 – 25 gusht 2022.

Kufizime do të ketë edhe për autobusët, të cilët nuk do lejohet të qarkullojnë në aksin “Plirëz – Teqeja e Kulmakut – Mali i Tomorrit”.

Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin rrugor “Plirëz – Teqeja e Kulmakut”, qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë dhe nuk do të lejohen parakalimet.

Gjithashtu, është i ndaluar qëndrimi dhe pushimi i mjeteve në aksin e rrugës. Drejtuesit e mjeteve të zbatojnë dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë për vendet ku do të lejohet pushimi dhe parkimi i mjeteve.

 

Të fundit

OBSH-ja i kërkon Kinës të tregojë të dhënat origjinale për koronavirusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë sërish thirrje Kinës që t’i ndajë të dhënat që ka për...

‘Cila të jetë vallë? Ronela Hajati: Për një këngë nëna nuk më ka folur gjashtë muaj

Ronela Hajati ka qenë e ftuar në “Podcasti Flet” me Ilnisa Agollin, ku ka folur më shumë rreth jetës dhe karrierës profesionale. Artistja  shquhet...

Shqipëria do të blejë pronë në Bruksel/Do shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE!

Shqipëria do të blejë një pronë në Bruksel që do të shërbejë si seli e Misionit shqiptar pranë Bashkimit Europian. Vendimi është marr sot në...

Kreu i KQZ zbulon si do votojë diaspora në 11 maj: Ja procedurat që duhen ndjekur

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka zbuluar se në ç’fazë janë përgatitjet dhe si do të duhet të votojnë emigrantët shqiptarë...

“Nga izolimi i Berishës te arrestimi i Ilir Metës”/ SPAK protagonist i vitit në Shqipëri

Në Shqipëri, Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, ishte dhe gjatë vitit 2024 protagonist i zhvillimeve në vend, me një...

Lajme të tjera

Web TV