Treni përfshihet nga flakët në Spanjë, pasagjerët mbeten të bllokuar (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetë pasagjerë u lënduan teksa u përpoqën t’i shpëtonin një treni që u përfshi nga një zjarr i madh në veriperëndim të Valencias në Spanjën lindore.

Treni u përfshi nga flakët pranë Bejís, aty ku zjarret u rindezën nga erërat e forta. Pasi flakët filluan të përhapeshin me shpejtësi, njerëzit filluan të dilnin me vrap, ndërsa zjarrfikësit të ndërhynin menjëherë.

Pavarësisht se shoferi i trenit u kërkoi pasagjerëve të ruanin qetësinë dhe të rrinin në bord, derisa të arrinte të kthehej mbrapsht jashtë rrezikut. Nga 48 pasagjerë që ishin në bord, një pjesë e tyre u panikosën dhe nisën të vraponin e thyenin xhamat.

Disa nga ata që u larguan pësuan djegie, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë, midis tyre një e mitur.

CNN shkruan se askush nga njerëzit që qëndruan në tren nuk u lënduan. Pas neutralizimit të situatës, të plagosurit u dërguan në spital për mjekim më të specializuar.

Në Bejís dhe qytetet fqinje janë evakuuar më shumë se 2000 njerëz, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve. Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore është përfshirë nga zjarre, për shkak të temperaturave ekstremisht të larta.

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit kanë shkaktuar valë të nxehta më të shpeshta dhe më intensive. Spanja është përballur me rreth 400 zjarre gjatë vitit 2022 dhe ka më shumë se 275,836 hektarë të djegur, sipas vlerësimeve të BE-së.

Të fundit

Real Madrid pranon shitjen e Rodrygo, por çmimi që kërkon…

Rodrygo pritet të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2025. Gazeta "Sport" shkruan se Florentino Perez do...

Parkimet dysh të çojnë pas hekurave? Kujdes! Ka një diferencë

Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e mjeteve që parkojë dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin rrugor, për ekspertët është një vendim...

Bulmet “pa letra” në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë është ndërmarr nga qeveria për...

I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër. Burime bëjnë me dije se një i ri ka kërcënuar me armë...

“Jaws” mbush 50 vjeç – një dokumentar rrëfen historinë pas kulisave

nga Lucia Magi/ Los Angeles Një regjisor i ri, një ide e çuditshme për një “balenë të madhe”, një peshkaqen mekanik që nuk funksiononte, qindra...

Lajme të tjera

Web TV