“Mbante një flamur të Ukrainës me vete”, i moshuari sulmohet nga një grup të rinjsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë rreth të tetëdhjetave ka humbur jetën në Britaninë e Madhe pasi u sulmua me thikë nga një grup të rinjsh. Ngjarja, sipas raportimeve të mediave në vend, ka ndodhur në Cayton Road, Greenford, pak pas orës 16:00 BST të martën.

I moshuari, i cili lëvizte me anë të një karroce elektrike, mori ndihmën e parë nga mjekët por humbi jetën në vendngjarje.

Ky është hetimi i gjashtë për vrasje që nis në Londër në katër ditët e fundit. Ndërkohë, fqinjët e tij kanë thënë për mediat, se i moshuari mbante gjithnjë një flamur të Ukrainës me vete.

Po ashtu, thuhet se ai ndihmonte refugjatët ukrainas që janë larguar nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës, duke i strehuar. Nuk dihen ende arsyet që çuan të rinjtë që të sulmonin të moshuarin.

Të fundit

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit...

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim që të mbështesë më tej...

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë,...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Lajme të tjera

Web TV