Xavi flet mbi revolucionin në futboll: Kronometri të ndalet kur topi nuk është në lojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, kërkon të revolucionarizojë futbollin.

Numri një i stolit të katalanasve u shfaq i zemëruar të shtunën e kaluar për humbjen e kohës në çdo ndeshje në La Liga dhe ka dalë me një propozim konkret.

Ai ka propozuar që edhe në futboll, sikurse ndodh në lojën e basketbollit, kronometri të ndalet kur topi nuk është në lojë. “Për mua është qesharake që vazhdojmë me këtë model që kemi.

Çfarë presim për të pasur kohë efektive?

Në këtë mënyrë nuk do të duhej të shikonim nëse janë shtuar tetë minuta apo 22.

Bëjmë budallallëqe sepse minutat shtesë nuk janë gjë tjetër veçse një kurth. Mendoj se futbolli është i vetmi sport pa kohë efektive”, deklaroi ai pas barazimit ndaj Rayo Vallecanos në takimin e parë të sezonit në La Liga (0-0).

Reagimi i Xavi-t ka ardhur pas javës së parë në La Liga në të cilën janë luajtur mesatarisht 52 minuta e 31 sekonda si kohë efektive.

Sipas llogarive të Xavi-t, janë 38 minuta të tjera që humben mes protestave, vonesave në nxjerrjen e topit, kujdesit mjekësor, zëvendësimeve, VAR-it dhe futbollistëve që simulojnë si të dëmtuar.

Fundjavën e parë në Spanjë, ndeshja me më shumë lojë efektive ishte Almeria-Real Madrid (58 minuta); ndërsa ajo më pak efektive ishte ajo e Betis-Elche, me 48 minuta (dhjetë më pak se në Almeria).

Edhe pse është e vërtetë që mesatarja e lojës efektive në dy sezonet e fundit është përmirësuar (nga 51:59 në sezonin 2019-2020 në 53:21 në atë 2021- 2022), sezoni aktual ka nisur me inercinë e zakonshme: që topi në ligën spanjolle rrokulliset më pak krahasuar me kampionatet e tjera të rëndësishme në Europë.

Lexo edhe :  Tension te Liverpool, Salah e Alexander-Arnold sherr në stërvitje

Premier Liga, ka mesatarisht dy minuta e tetë sekonda më shumë lojë efektive se La Liga. La Liga është e fundit mes 5 kampionateve më të forta në Europë për sa i përket lojës efektive. Jo më kot Xavi ka kërkuar ndryshimin e rregullave.

Të fundit

Donatella largohet nga “Versace” pas 27 vitesh, ja kush ja zë vendin

Donatella Versace, pas 27 vitesh suksesi të madh në Versace, ka vendosur të largohet nga posti i drejtoreshës kreative...

Pse nuk je në listë?/ Hajdari: I kërkova Berishës të mos jetë kandidat për kryeministër

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka reaguar në lidhje me mungesën e saj në listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ajo...

Zhgënjimi dhe shkatërrimi

Nga ARTUR  AJAZI Sali Berisha, sërish i zhgënjeu dhe preu në besë më besnikët, më kontributorët, më të përkushtuarit. Ai i la jashtë listave të...

Treni përplaset me furgonin, 8 të vdekur dhe 12 të plagosur

Të paktën 8 persona u vranë dhe 12 u plagosën pasi përplasjes së një treni me një furgon ë Egjiptin verilindor. Aksidenti ndodhi kur fugoni...

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2

Namir Lapardhaja Foltorja e parë filloi si një reagim personal i Sali Berishës dhe familjes së tij biologjike, kundër “non gratës” amerikane dhe britanike. Epitafi...

Lajme të tjera

Web TV