VIDEO/ Nis në “Selman Stermasi” sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur në stadiumin “Selman Stermasi” në Tiranë takimi midis Partizanit dhe Vllaznisë të vlefshme për fazën e 17-të te Kategorisë Superiore. Ekipi i Partizanit zbret në këtë sfidë nga një gjendje jo fort e mirë, pasi vjen pas humbjes së derbit me Tiranën dhe humbjes së ndeshjes me Teutën të para një jave.

Vllaznia nga ana tjetër nuk ndodhet në pozita më të mira, pasi qëndron te zona e rrezikut të kategorisë, gjë që ja bën të domosdoshme fitoren e këtij takimi.

“Demat e kuq” vijnë me disa mungesa në këtë takim, pasi nuk kanë në radhët e tyre brazilianin Melo, dhe mbrojtësin Boldor, të cilët dolën me karton të kuq në ndeshjen e fundit.

Pas tre disfastash, ekipi kryeqytetas do të kërkojë fitoren në transfertën shkodrane. Nga ana tjetër djemtë e Mirsad Jonuz, vijnë në këtë sfidë pas humbjes në shtëpi ndaj Kukësit.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, Partizani vjen me mungesa në mesfushë. Bie në sy aktivizimi i Trashit në mesfushë. Ndërkohë nga ana tjetër Vllaznia vjen disi më e plotë në këtë sfidë./Fjala.al/K.T./



 

Të fundit

Meta: Nuk jam i zhgënjyer nga vendimi, por mezi pres…

Nga qelia ku po qëndron prej 9 muajsh lir Meta thotë se nuk është i zhgënjyer nga vendimi Apelit...

Shabani nuk heq dorë, Lapaj kundërpërgjigjet duke kaluar mandatin tek anëtarja e tij

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” firmosur mes Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabanit tashmë është prishur pas përplasjeve të dy “miqve”. Daja i këtij të fundit, Zeqir...

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë! Raportohen dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku janë dëgjuar të shtëna...

Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura

Partizani do të përballet sot me Kaljun në “Air Albania” prej orës 20:00. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e parë të Ligës...

Fluks pasagjerësh në Rinas/ Krasniqi: Ky sezon turistik, ndër më të suksesshmit

Eksperti i turizmit, Isa Krasniqi thotë se ky sezon turistik, mund të konsiderohet nga më të sukesshmit. Në një intervistë për “Money Report” në ABC...

Lajme të tjera

Web TV