“Nuk kam bërë asgjë të paligjshme”, reagon kryeministrja pas videos: Bëra testin e…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja e Finlandës tha se ka bërë testin e drogës një ditë pas videos që u bë virale ku ajo shfaqej duke kërcyer e duke pirë në një festë private me miqtë. Sanna Marin, 36 vjeç, u përball me shumë kritika për mënyrën se si po festonte, madje edhe u akuzua për përdorim droge pas pretendimeve se gjatë videos dëgjoheshin biseda për kokainë, gjë që nuk është verifikuar. Sanna Marin kreu një test droge, për të ‘dëshmuar’ se nuk ka konsumuar substanca ilegale.

Gjatë një konferencë shtypi të premten, ajo tha se rezultatet e testit do të dalin javën e ardhshme. Marin tha se nuk ka bërë asgjë të paligjshme e se nuk ka konsumuar drogë as kur ishte adoleshente.

“Unë nuk bëra asgjë të paligjshme. Edhe në vitet e adoleshencës nuk kam përdorur asnjë lloj droge”, tha Marin, duke shtuar se testin e drogës e bëri “për të zbutur çdo shqetësim”.

“Dua të besoj se njerëzit e kuptojnë se koha e lirë mund të ndahet nga ajo e punës” shtoi ajo.

Marin nuk e fsheh se i pëlqen të marrë pjesë në festa, dhe shpesh është fotografuar në festivale muzikore. Javën e kaluar, Marin u quajt “kryeministrja më cool në botë” nga gazeta gjermane Bild.

Edhe vitin e kaluar ajo kërkoi falje pasi kaloi gjithë natën në club ndërkohë që kishte qenë më përpara në kontakt të ngushtë me një të infektuar me COVID-19.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV