Refleksion/ Fati i njeriut dorë të totalitarizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sazan Goliku

30 vjet më pare u botua novela “Kur dynden vikingët” e Pjetër Arbnorit, një ish i burgosur politik për gati 30 vjet, pastaj punëtor i pakualifikuar, pastaj deputet dhe kryetar i kryesisë së Kuvendit të Republikës. Pas vdekjes së tij të papritur emri iu mbulua me heshtje.

Vetëm pas rënies së diktaturës së proletariatit u botuan romanet e novelat e shkruara prej tij si “Mugujt e Mesjetës”, “Vorbulla”, “Shtëpia e mbetur për gjysmë”, “Brajtën – një vetëtimë e largët”, “Kur dynden vikingët”, “Vdekja e Gebëlsit”, “Bukuroshja me hijen”, “E panjohura” dhe publicistikë.

Duke lënë mënjanë këtu punën e tij si politikanë, mendoj se ka ardhur koha që vepra letrare e Pjetër Arbnorit të vlerësohet e rivlerësohet nga kritika dhe studimet letrare si një ndihmesë për njohjen e kësaj letërsie, e cila nuk pati fatin të botohej e të njihej në vitet kur u shkruan si shumë vepra të tjera të autorëve që e kishin të ndaluar të drejtën e botimit për shkak të biografisë ose të veprave të papërshtatshme dhe të papranueshme për kërkesat ideologjike e politike të realizimit socialist.

Novela “Kur dynden vikingët” e Pjetër Aarbënorit ishte vepra e tij e parë e botuar.

Titulli i novelës na sinjalizon një temë të lashtësisë mesjetare, kurse ballina e librit dhe epigrafi i Nehruit: “Fashizmi dhe komunizmi janë vëllezër”, na afrojnë e sugjerojnë kohën në të cilën zhvillohet subjekti i novelës: periudhën mes dy luftërave botërore në Gjermani. Megjithëse i përcaktuar saktësisht në kohë e hapësirë, subjekti, në bazë të analogjisë së dukurive, aludon për realitetin shqiptar të periudhës së diktaturës. Autori e ka ndërtuar subjektin mbi një ngjarje të vërtetë që i ka ndodhur një oficeri në kohën e diktaturës, që në novelë është kthyer në oficer të vermahtit gjerman.

Lexo edhe :  Dhe ja kështu përfundoi – një lamtumirë e trishtë, e rënduar dhe tepër… fekale

Me një stil të rrjedhshëm e të shtruar, të thjeshtë e plot gjallëri, autori synon e jep iluzionin e të vërtetës së një rrëfimi në veten e parë, po njëkohësisht ruan të fshehtën për ta shpalosur pas çdo faqeje të librit sipas teknikave të trilerit, çka bën që të ruhet kureshtja ndaj enigmës së krimit. Të vërtetat historike puqen e harmonizohen me të vërtetat historike të novelës. Nazizmi e nisi rrugën me gjak e vrasje midis shokësh dhe e vazhdoi me kurorën e krimit e të dhunës nëpërmjet tiranisë që shkel e shtyp me thundër diabolike mbi çdo të drejtë njerëzore e ligjore. Edhe novela nis si tragjedi shoqërore dhe vazhdon e përfundon si e tillë brenda tragjedisë familjare. Po edhe me këtë zgjidhje brenda vorbullës naziste, ku përplaseshin pa kurrfarë mëshire shpirtrat njerëzorë, autori lë një shteg drite në horizontin e së nesërmes.

Kurdoherë në rrjedhën e kohës do të ketë avokat fonShvajcer, simbol i egërsisë shtazore, do të ketë Erna, simbol i fshehtësisë e pabesisë djallëzore, do të ketë Arnald, simbol i heroit – viktimë, do të ketë Fric të vegjël që përherë do të zbulojnë e thonë të vërtetën sado e hidhur të jetë ajo. Mesazhi humanist i shkrimtarit është i shkrirë organikisht me idenë artistike me domethënie të thellë shoqërore.

Përkujtimi i botimit të kësaj novele, le t’i hapin rrugë dhe të jetë një nxitje për ribotimin e njohjen e veprave të këtij shkrimtari fatkeq.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV