Dritan Hila për nënkomisaren e Elbasanit: Anisa është yll e bukur dhe s’vjen era djersë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano pezulloi nga detyra dy ditë më parë nënkomisaren e Elbasanit Anisa Kostani, pasi fyeu dhe kërcënoi publikisht gazetarët.

Opinioni publik u nda në dy pjesë, ku shumica e kritikuan dhe disa të tjerë mbajtën anën e Kostanit. Në një linjë me këta të fundit ka qenë edhe analisti Dritan Hila.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Hila ka shkruar se popullit ajo i ka bërë përshtypje se është e bukur.

Ai shton se ajo nuk vjen era djersë, është yll e bukur dhe do ishte mirë të gjenim edhe disa police të tjera si ajo.

“AMP pezulloi policen e Elbasanit pasi kishte sharë gazetarët. Dhe populli i rrjetit u ofendua! Çudi! Nuk ofendohen kur shajnë shoku shokun por kjo policja ju ka bërë pershtypje! Ju ka prishur midenë.

Mbase ju ka bërë përshtypje se është e bukur. Se nuk i vjen era djersë dhe nuk ka uniforme të dalë boje. Se nuk rri urtë kur e shajnë. Se nuk është 30 kile mbi peshë dhe se paska dalë në foto para makinave të shtrenjta apo para jahteve, a thua se asnjë prej këtyre që e shajnë nuk ka bërë një foto të tillë.

Policen le ta kontrollojë shërbimi i brendshëm nga i vijnë të ardhurat dhe nëse është në marrëdhënie me persona problematikë me ligjin. Sa për të tjerat le mos ta prishi gjakun policja e Elbasanit. E nëse është në rregull me ligjin, ku ti gjejmë edhe ca si ajo. Ishte yll e bukur”, shkruan Hila.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV