Ministrja Ibrahimaj: Inflacioni në Shqipëri në korrik ishte 7.5%, më i ulëti në rajon!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha se inflacioni në vendin tonë ishte  më i ulët se vendet e rajonit në muajin e kaluar.

Në  një konferencë për mediat, Ibrahimaj tha se inflacioni në korrik arriti 7.5%, por ishte më i ulët në krahasim me vendet e tjera fqinje.

Ibrahimaj tha se kostot e transportit kanë ndikuar në rritjen e çmimeve për ushqimet dhe pijet, por sipas saj deri më tani ekonomia ka pasur performancë pozitive dhe inflacioni ka qenë i kontrolluar.

Të dhënat tregojnë se ka pasur rritje ekonomike në tremujorin e dytë dhe të tretë. Ndërthurja e të gjitha politikave së bashku me mbështetjen ka sjellë që deri tani ekonomia shqiptare të ketë një performancë pozitive dhe inflacioni të jetë i kontrolluar. Inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më ulët se vendet e rajonit. Në 7 mujorin e parë të vitit inflacioni ka qenë 5.3%.

Shqipëria me një inflacion 7.5% në muajin korrik është ndjeshëm më ulet nga vendet e rajonit. Elementi që ka ndikuar më së shumti në rritjen e çmimit të kostove të shqiptarëve janë ushqimet dhe pijet dhe kostot e transportit, por deri më tani ekonomia ka pasur performancë pozitive dhe inflacionin të jetë i kontrolluar falë masave të marra”- tha ministrja.

Të fundit

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Lajme të tjera

Web TV