U kap në 4 të mëngjesit krah këngëtarit të famshëm, reagon kryeministrja finlandeze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin ka bërë një reagim pas videos sensuale ku ajo shihej teksa kërcente me këngëtarin Olavi Uusivirta, 28 vjeç.

Marin tha se jemi në vitin 2022 dhe është më se e lejueshme që edhe një kryeministër të argëtohet me miqtë.

“Shpresoj që në vitin 2022 të jetë e pranueshme që njerëzit në postin e kryeministrit të kalojnë kohën e lirë duke kërcyer me miqtë e tyre. Nuk dua ta humb besimin te qytetarët. Unë do të vazhdoj ta bëj punën time në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi ajo

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe ylli i muzikës. Ai tha se janë thjesht ‘miq’ dhe ‘asgjë e papërshtatshme’ nuk kishte ndodhur mes tyre.

Jo vetëm kaq por ai reagoi në rrjete sociale, duke shkruar:

“Ka pasur spekulime në publik për cilësinë e marrëdhënies mes meje dhe kryeministres Sanna Marin”.

“Dorën në zemër mund të them se: Ne jemi miq dhe asgjë e papërshtatshme nuk ka ndodhur. Nuk do të komentoj më publikisht për këtë çështje. Kalofshi mirë”.

 

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV