Emocione në futboll/ Fansi i vogël vrapon për të përqafuar portierin i cili ishte në lot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pushtim krejtësisht i ndryshëm në fushë nga ai që të gjithë imagjinojmë gjatë një ndeshje futbolli. Gjestet e disa fansave, të cilët sot nuk janë më as inkuadruar nga kamerat, shpesh kanë bërë xhiron e botës duke u bërë në disa raste menjëherë virale.

Por ndonjëherë jo të gjitha pushtimet janë aq të dhunshme apo shqetësuese sa zakonisht. Ky është rasti i kampionatit argjentinas, i cili asnjëherë më parë, si me këtë rast, nuk ishte skenë e një gjesti emocionues për të mos thënë. Në ndeshjen që skuadra e Defensa y Justicia luajti në shtëpi kundër Boca Juniors, ishte ndeshja finale që dha emocione të papërshkrueshme.

E para ka të bëjë me fitoren e Xeneize 1-0 në fund, minuta e 94. Por ai qe beri buje ishte reagimi i një tifozi të vogël që hyri në fushë papritmas duke vrapuar drejt portierit të Defensa, Ezequiel Unsain, i cili u rrëzua në gjunjë brenda zonës së penalltisë pas golit të pranuar.

Reagimi i tij ka shkaktuar reagimin e papritur të një fëmije i cili papritur vrapon drejt tij, gjunjëzohet dhe e përqafon. Një moment emocionues, me shumë butësi, për një video që bëhet menjëherë virale. Klubi Defensa y Justicia nis një apel menjëherë pas ndeshjes.

“Miq të Twitter, na ndihmoni të gjejmë këtë djalë që na emocionoi të gjithëve me këtë përqafim që i bëri Ezequiel Unsain”. Në fakt, portieri pyetet në fund të lojës nëse e njihte atë fëmijë që papritur vendosi të vraponte në fushë vetëm për ta ngushëlluar.

Portieri, megjithatë, nuk e di vërtet se kush është dhe as shokët e skuadrës që më pas kthehen në dhomat e zhveshjes të shoqëruar nga i njëjti pushtues i vogël që donte me çdo kusht të ngrinte idhujt e tij pas asaj disfate.

Lexo edhe :  Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Kjo është arsyeja pse klubi tani është në kërkim të këtij tifozi të vogël. Ai dëshiron të njohë identitetin e tij, t’i bëjë homazhe dhe ndoshta ta marrë si shembull për t’u treguar të gjithëve se ndonjëherë duhet shumë pak për ta bërë këtë sport edhe më të veçantë.

“Më në fund është një imazh i bukur”, shkruan dikush në rrjetet sociale duke komentuar postimin në Twitter të publikuar nga klubi argjentinas. Ndërkohë, megjithatë, shumë fansa kanë ndërmarrë hapa për të lejuar që Defensa të jetë në gjendje të kontaktojë me të ose me familjen e fëmijës për ta gjetur atë.

Të fundit

Zbardhet propozimi i Putin që fronti i luftës mos hyjë më thellë në Ukrainë

Vladimir Putin sipas BBC mësohet se ka ofruar të ndalojë ofensivën e tij dhe të “ngrijë” vijën e frontit...

SHBA transferon 50 automjete të blinduara sigurie në Kosovë

Shtetet e Bashkuara i kanë transferuar 50 automjete të blinduara sigurie Kosovës, si pjesë e Programit të Artikujve të Tepërt të Mbrojtjes. Në njoftimin e ambasadës...

Italia fuqizon ekonominë ushtarake

Tregtia e armëve nuk është më vetëm çështje industriale apo gjeopolitike, ajo mbetet një strukturë ekonomike që përfshin qeveritë dhe territoret, një sistem i...

Dashuri në një klimë të ftohtë: Putin dhe romanca e tij me Trump në Alaska

Nga David Smith, The Guardian Ai ishte momenti kur ai e kuptoi se ishte dashuri e vërtetë. Donald Trump u kthye për të parë Vladimir Putin...

Revoltat në Serbi, lëvizja studentore: Vuçiç po e dërgon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat e fundit në Serbi. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në edicionin kryesor të lajmeve...

Lajme të tjera

Web TV