Rama pret në zyrë Florian Markun: S’do jem dot në ndeshje, por të gjithë duhet të shkojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas takimit me kampionen e Europës në atletikë, kryeministri Edi Rama është takuar me Florian Markun, boksierin që synon t’i japë Shqipërisë një tjetër fitore.

Rama thotë se synon gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore të WBC, gjë të cilën e ka konfirmuar dhe vetë Marku në daljet e tij publike.

“I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që pasnesër, të enjten 25 gusht, synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC”, shkroi Rama.

Në një bisedë me Florian Markun, të cilin e priti në zyrën e tij në kryeministri, Rama nuk kurseu batutat ndërsa mori disa dhurata simbolike. Kryeministri sqaroi se nuk do të jetë në ndeshjen e 25 gushtit, por i ftoi të gjithë që të shkojnë për të mbështetur boksierin shqiptar.

Nuk kurseu një koment për ‘ata që duan të bëjnë boks, por nuk dinë’ duke thënë se duhet që të paktën të shohin.

Rama: Më ke sjellë ndonjë palë doreza boksi apo jo?

Marku: Të kam sjellë një dorezë të vogël të firmosur, janë 2 ftesa dhe të pres. Është simbolike.

Rama: Të enjten me 25 gusht, nuk jam fizikisht këtu, por duhet të shkoni të mbështesni Florianin. Është WBC me një nga Meksika. O me Florian Markun, o me meksikanin. Nuk ka rrugë të mesme. Do jetë spektakël, por janë 10 ndeshje para spektaklit. Të vrapojmë të marrim biletat se kemi miq që duan të bëjnë boks. Nuk bëjnë dot, por të paktën të shohin.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV