Malazezi shpallet kampion i dembelisë: Qëndron 60 orë i shtrirë dhe fiton 350€

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zarko Pejanoviç nga Podgorica është fituesi i garës së dembelisë që mbahet tradicionalisht në Mal të Zi në fshatin “Crna Gora” afër Nikshiqit.

Pejanoviç qëndroi 60 orë shtrirë dhe për përpjekjen e tij fitoi 350 euro, një fundjavë në fshatin etnik, drekë për dy persona në një restorant në Podgoricë dhe shumë çmime të tjera nga sponsorët e kampionatit. Duke folur për mediat ai tha:

Nuk ishte e vështirë, më besoni. Kur shoqëria vjen për të mbështetur konkurrentët është kënaqësi, por gabimi më i madh është kur vjen familja e dikujt. Kur vjen familja e dikujt, është e vështirë të mos ngrihesh.

Gara e pazakontë organizohet për të dymbëdhjetin vit radhazi dhe këtë vit nëntë garues nga Podgorica, Danilovgradi dhe Beogradi u përpoqën të thyejnë rekordin prej 117 orësh shtrirje. Por duket se do të duhet të presim të paktën edhe një vit që dikush të thyejë rekordin që vendosi vitin e kaluar Dubravka Aleksic nga Podgorica.

 

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV