Ishulli i bukur italian ju paguan 15.000€ nëse shpërnguleni atje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dëshironi të filloni një jetë të re në një vend tjetër? Sigurisht, që mundeni dhe tani mund të jetë shansi juaj sepse një ishull i bukur italian po u ofron njerëzve para për t’u shpërngulur në qytetet dhe fshatrat e tij ruralë.

Qeveria e ishullit të Sardenjës po ofron grante deri në 15,000 € për njerëzit që duan të shpërngulen në destinacionin idilik dhe të krijojnë një jetë të re për veten e tyre.

Është krijuar një skemë prej 38 milionë paundësh, e që shpreson se do të sjellë jetë të re në zonat rurale të Sardenjas teksa popullsia shkon në rënie.

Paratë e dhëna për të ardhurit kërkohet të përdoren për të blerë ose rinovuar një pronë dhe shuma e grantit nuk mund të jetë më shumë se gjysma e çmimit të blerjes ose rinovimit të shtëpisë. Krahas kësaj, prona duhet të jetë e vendosur në një qytet që ka më pak se 3,000 banorë dhe ju duhet të regjistroni vendbanimin tuaj në Sardenjë brenda 18 muajve nga mbërritja juaj, raporton Travel Tomorrow.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria italiane përpiqet të tërheqë njerëz të rinj në vend, muajin e kaluar ajo njoftoi shtesa të njëhershme prej 200€ për punëtorët sezonalë, në një lëvizje të krijuar për të ndihmuar në lehtësimin e mungesës së fuqisë punëtore.

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV