Kriza e çmimeve/ Macron: Mbaroi bollëku, duhet të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka paralajmëruar ditën e sotme qytetarët francezë për krizat e fundit. Ai u shpreh se e gjithë botë e ka parë luftën në Ukrainë dhe pasojat që kjo luftë ka sjellë.

Në një kohë të tillë ai thotë se, bashkatdhetarët mund të reagojnë me shumë shqetësim dhe të tregohen më të kujdesshëm.

Duke iu drejtuar takimit të parë të kabinetit që pas pushimit të verës, Macron tha se bota u përball me fundin e një bollëku të mallrave dhe burimeve dhe “të njëfarë shkujdesjeje”.

“Liria ka një kosto”, tha Macron, duke u kërkuar ministrave të tij që të jenë ambiciozë dhe qytetarët francezë të pranonin masat e reja. “Betejat që duhet të luftojmë … do të fitohen vetëm përmes përpjekjeve tona”, shtoi ai.

Në javët në vijim, qeveria e tij do të duhet të vendosë nëse do të rinovojë kufijtë e çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit të cilave u përfundon afati në fund të vitit dhe të ulin çmimin e karburantit, të cilat së bashku kanë ndihmuar në mbajtjen e inflacionit francez më të ulët krahasuar me shumë vende te tjera evropiane, por që kanë rënduar mbi financat publike.

Të fundit

Trump kalon në sulm: Ukraina nuk mund ta fitojë luftën pa sulmuar Rusinë

Në një postim në Truth Social, Trump ka sugjeruar se Ukraina nuk mund ta fitojë luftën pa sulmuar Rusinë....

“Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon”, Vuçiç ngre tonet: Serbia do të fitojë!

“Ne do t’i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi i fortë që Presidenti i...

Zjarr në Dukat të Ri, flakët përhapen me shpejtësi, digjen disa kasolle dhe ullinj

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Dukatit të Ri. Flakët janë ndihmuar nga era e fortë dhe kanë avancuar me shpejtësi...

22 gusht 1944 – Ushtria e Kuqe pushton Rumaninë, ish aleaten e nazizmit

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Rumania ishte fillimisht aleate e Gjermanisë naziste, nën udhëheqjen e Gjeneralit Ion Antonescu. Si shtet i rreshtuar me Boshtin,...

Horoskopi ditor, 22 Gusht 2025

Dashi  Mëngjesi i kësaj të premteje do të jetë shumë i dobishëm, ndërkohë që lodhja do të ndihet gjatë pasdites. Mund të hidhni një hap...

Lajme të tjera

Web TV