Portieri bën ‘gafën’ LIVE/ I dedikon çmimin gruas, por zbulon emrin e të dashurës(VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai ishte më i miri në fushë por asnjëherë nuk e priste që emocioni ta tradhtonte para mikrofonit dhe kamerës. Portieri i ekipit brazilian Esperenca, u zgjodh lojtari i ndeshjes në takimin kundër Vic Vic përfunduar me shifrat 1-1.

I intervistuar në fushë nga gazetari, portieri Kainan u emocionua kur erdhi koha për të falënderuar, por menjëherë u bë viral. Kur gazetari e pyeti se kujt do të dëshironte t’i kushtonte këtë çmim të veçantë dhe të rëndësishëm, Kainan nuk hezitoi të përmendte emrin e bashkëshortes së tij. “Dedikimi është për partneren time. Falë saj nuk do të isha këtu. Grazy, një përqafim”, tha ai. Gjithçka normale përveç se ajo që sapo tha nuk ishte emri i partneres së tij…

Në atë moment intervista dukej se kishte mbaruar, por portieri, para se të largohej nga vendi, kthehet dhe i afrohet mikrofonit të gazetarit. Në fakt, Kainan, sapo e vuri re gabimin, u përpoq menjëherë ta rregullonte. “E kam gabuar emrin e gruas – shpjegon ai para kamerave me habinë e gazetarit në fushë dhe të ftuarve të lidhur në studio. Emri është Jucielly. Emrin e gruas e kam gabuar. E them seriozisht,” ka përsëritur ai, madje duke qeshur si vetë gazetari.

Habia është e përgjithshme dhe e gjitha përfundon me një të qeshur, por me një siklet të madh, sidomos nga vetë Kainan, i cili pothuajse nuk e beson se ka arritur të shqiptojë emrin e gabuar të të dashurës së tij. “Vetëm mos ia trego lidhjen”, tha gazetari në fushë në përpjekje për të lehtësuar sikletin. Megjithatë, gabimi i portierit sigurisht që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, veçanërisht në Twitter. Përdoruesit në fakt kanë dërguar një hashtag #PerdoaJucielly.

Të fundit

“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit

Ushtria izraelite ka rikthyer ndalimin e qasjes në Detin Mesdhe përgjatë Rripit të Gazës, një kufizim që është teknikisht...

Si ia doli Greqia të ringrihej nga gremina ekonomike

Në vitin 2011, Dimitra Plagkou përjetoi një nga momentet më të errëta të jetës së saj: e zhytur në borxhe, me biznesin e saj...

Kujtim Gjuzi iu bashkohet banorëve të Thethit: Shyqyr deri tani s’ka gjak, ndryshe…

Disa banorë të Mirditës kanë shkuar drejt fshatit turistik të Thethit për t’u solidarizuar me banorët, të cilëve u janë shembur objektet pa leje...

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Mallakastër, mbi 100 hektarë të djegura

Vatrat e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës janë riaktivizuar, duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe të gjera me ullishte, drurë dhe shkurre. Sipas...

Aleksandër Nevski, “Cidi” i Rusisë mesjetare i lavdëruar nga carët, komunistët e Putini

Aleksandër Nevski (1221–1263), Princi i Madh i Novgorodit dhe Vladimirit, është i famshëm për fitoret e tij - më së shumti Beteja në Akull...

Lajme të tjera

Web TV