Peshkatari që nxorri Amelian e vogël nga deti: I ati e la në ujë, shkoi në shtëpi për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vdekjen tragjike të 6-vjeçares shqiptare, e cila u mbyt më datë 23 gusht në plazhin e Korinthit në sy të babait.

6-vjeçarja është pikasur nga një peshkatar nën një varkë të ankoruar dhe është transportuar me ambulancën e EKAB në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit, ku është konstatuar e vdekur.

Peshkatari që gjeti Amelian e vogël ka dhënë një intervistë për televizionin grek MEGA, ku zbulon detaje rrëqethëse nga ngjarja që tronditi Shqipërinë dhe vendin fqinj.

Sipas rrëfimit të tij babë e bijë po drekonin në një restorant që ishte shumë larg nga vendi ku u mbyt Amelia e vogël.

Ai shprehi dyshimet e tij në lidhje me faktin se pse babai e çoi vajzën në një plazh larg nga vendi ku drekuan.

Sipas dëshmisë së peshkatarit, babai i shqiptares ka dashur të shkojë me vajzën në një vend që nuk ka shumë njerëz, pasi restoranti që drekuan ishte plot me njerëz.
Peshkatari që gjeti 6-vjeçaren shqiptare

Ndër të tjera peshkatari shprehet i habitur për faktin se babai i Amelias e la vajzën të luftonte me vdekjen në det, ndërsa vetë doli me varkën, shkoi në shtëpi për të karikuar telefonin, pasi nuk kishte bateri dhe më pas telefonoi ambulancën për të kërkuar ndihmë për vajzën që e kishte lënë në mes të detit, raporton abcnews.al.

“Nuk mund ta kuptoj se si një prind që e di se fëmija ka ngrënë, mund ta çojë më pas në det për banjë. Nuk mund ta pranoj që ndërsa po hanin në një tavernë në Isthmia, ku kishte kaq shumë njerëz përreth, ai vendosi të bënte 6-7 kilometra me makinë dhe të shkonte në një plazh të largët që në atë kohë ishte i shkretë. Plazhet e tjera që ishin më afër vendit ku po hanin, kishin njerëz që mund të kishin ndihmuar për të shpëtuar fëmijën”, tha peshkatari, ndërsa siç theksoi, e gjeti fëmijën “blu” pa mundur të llogarisë se sa kohë kishte kaluar nga momenti që 6-vjeçarja kishte rënë në ujë.

Lexo edhe :  Çfarë ka në pakon ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA-ja po ia shet Ukrainës

“Nuk mund ta di sa kohë mund të ketë qenë fëmija në ujë. Mund të ketë qenë për 20 minuta, ose deri një orë. Unë nuk mund ta them këtë vetë. Por kur e nxora fëmijën në sipërfaqe, fëmija ishte blu dhe padyshim i vdekur, gjë që më vonë u përcaktua edhe nga mjekët. Sa për mua, ajo që nuk mund t’i shpjegoj vetes është se si një baba e la fëmijën e tij në ujë, iku dhe shkoi të karikonte celularin për të telefonuar dhe për të kërkuar ndihmë. Pra ai nuk mund të zhytej në ujë dhe ta nxirrte fëmijën nga atje?”, tha peshkatari.

Për sa i përket rrobave që kishte veshur Amelia dhe babai i saj, peshkatari thotë se 6-vjeçarja ishte veshur me rroba dhe sandale, ndërsa thotë se jeleku shpëtues i kishte dalë, pasi nuk ishte vendosur mirë. Ndërsa rrobat e babait kur u kthye nga shtëpia ishin të thata.

“Si ka mundësi? Ai ka ndërruar rrobat e tij në shtëpi teksa e bija mbytej?”, është shprehur peshkatari, raporton abcnews.al.

Të fundit

Magazina e veprave penale duhet zbrazur

Ylli Manjani Qasja e disave, përfshi edhe mediat, për t'u marrë me nene konkrete të projekt-kodit është interesante për të...

Jetonte vetëm dhe në kushte të vështira, emri i 52-vjeçares që humbi jetën në Pogradec

Një 52-vjeçare ka humbur jëtën në orët e para të mëngjesit pasi u asfiksua nga zjarri që përfshiu banesën e saj. Viktima është identifikuar...

Vrasja e dezertorëve, Stalini shpall Urdhrin nr. 227: “Asnjë hap pas!”

28 korrik 1942 – Lufta e Dytë Botërore: Nga Leonard Veizi Filmi “Enemy at the Gates”, - ku interpreton aktori i famshëm britanik Xhud Lo,...

Grekët “vajtojnë” për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm

Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj. Por Athina po i pengon...

Zjarret masive në Turqi, 3,500 qytetarë evakuohen nga Bursa, katër viktima (VIDEO)

Më shumë se 3,500 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre të gjatë fundjavës përreth qytetit industrial të Bursës, në veri-perëndim të Turqisë, për...

Lajme të tjera

Web TV