Kandidatja e parë shqiptare për deputete në Itali: Dua të jem zë për komunitetin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anita Likmeta është zyrtarisht kandidatja e parë shqiptare për një vend në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 25 shtator.

Likmeta në një komunikim për mediat, shprehet se kandidatura ka qenë jo e pritshme dhe se kandidon për tre rajone.

“Është një kandidaturë që faktikisht nuk e prisja, ndodhi qe qeveria Dragi ra, dhe mua mu propozua për të kandiduar. Thashë pse jo, është një momenti i veçantë për vendin dhe është e domosdoshme që të ketë një ndryshim politike, sidomos në kohën që po jetojn Italia. Jam ndër kandidatet kryesore, në 3 rajone, Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike.Tematika e fushatës time janë gratë, të rinjtë, inovacioni teknologjik dhe shkollat.”

Likmeta thotë se synimi i saj është të bëhet zëri i shqiptarëve në Itali.

Sipas saj, pas 31 vitesh, komuniteti shqiptar, i dyti për nga numri në Itali, ka mundësinë të ketë një zë institucional përfaqësues.

“Kjo është një fitore për një shqiptar. Këtu, komuniteti shqiptar nuk ka pasur kurrë një përfaqësues. Duhet të presim për të folur për rezultatet, është shumë herët tani, por fushata shkon shumë mirë. Po flas me komunitetin shqiptar në Itali. Ne jemi një komunitet i madh. Jemi komuniteti i dytë më i madh në Itali. Shqiptarët meritojnë të kenë një zë që flet për ata. Mendimi im është që të bëhem zëri i shqiptarëve këtu, është betejë e madhe, sepse shqiptarët nuk kanë pasur një zë të tyre, një përfaqësim institucioni, dhe besoj ka ardhur koha që pas 31 vitesh, të kemi një përfaqësues tonin”, tha ajo.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV