Zvicra do të njohë pensionet e shqiptarëve, Rama: Marrëveshja është dërguar në parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zvicra së shpejti do të njohë pensionet e shqiptarëve, dhe jo vetëm!

Lajmin e mirë e ka dhënë kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ku shkruan se qeveria zvicerane sapo ka çuar në parlament për miratim Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

“Këshilli Federal i Zvicrës, në mbledhjen e datës 24 gusht 2022, ka përcjellë për miratim në Parlament “Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës”, e cila u firmos më 18 shkurt 2022, në Tiranë, nga Ministri për Punët e Brendshme të Zvicrës, z.Alain Berset dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë të RSH-së, znj.Delina Ibrahimaj”, thekson Rama.

Sipas tij kjo marrëveshje mes Shqipërisë dhe Zvicrës synon kryesisht koordinimin për pensionin e pleqërisë, statusin e invaliditetit, të të mbijetuarit, garanton trajtim të barabartë të të siguruarve, disiplinon derdhjen e kontributeve jashtë vendit dhe eviton rastet e taksimit të dyfishtë apo abuzimeve.

Miratimi i marrëveshjes në Parlamentet e dy vendeve, do të konkretizojë punën disavjeçare të qeverisë së Republikës së Shqipërisë me institucionet kompetente zvicerane, mbyll postimin e tij kryeministri Rama.

Të fundit

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Lajme të tjera

Web TV