10 vite më parë zbarkoi në Madrid, por çfarë deklaronte Mourinho për Modric në atë kohë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si sot dhjetë vite më parë Luka Modric prezantohej si futbollist i Realit të Madridit. “Los Blancos” pagoi 35 milionë euro te Tottenham dhe siguruan një nga mesfushorët më premtues, i cili ia doli të bëhej më i miri në rolin e tij.

Në stolin e ekipit spanjoll ishte Jose Mourinho, i cili kishte vetëm një kërkesë për tifozët e Realit. “Tifozëve u kërkoj t’i japin kohë Luka Modric dhe të tregohen të duruar me të.

Ai është një futbollist fantastik, Santiago Bernabeu do të dashurohet me klasin e tij”, deklaronte “Special One” në 27 gushtin e vitit 2012. Sot, Modric është një nga legjendat e klubit më të titulluar në planet.

 

Me fanellën e Realit të Madridit, ylli nga Zadari ka fituar 21 trofe në total, ku dallohen pesë trofetë e Champions League, ndërkohë që në vitin 2018 ia doli të fitonte “Topin e Artë”.

Profecia e Mourinhos është realizuar, Modric është një idhull në “Santiago Bernabeu”, stadium ku vazhdon të dhurojë “magji” pafund, pavarësisht 36 viteve mbi supe.

Të fundit

Rama nga punimet për Qendrën e Kulturës për Fëmijë: Do të jetë unike në rajon

Pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë  po ndërtohet Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Është kreu i...

Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, duke mos i shmangur...

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky,...

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend të gëzimit të verës, plazheve...

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri...

Lajme të tjera

Web TV