Ndryshojnë çmimet/ Ja sa do të shitet nafta dhe benzina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimet e Bordi i Transparencës në datë 27 Gusht 2022, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran ku benzina është ulur me -33$/ton dhe Gazoili është rritur me + 75 $/ton nga data 22.08.2022

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 236 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 248 lekë/litër.
?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 201 lekë/litër.
?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 79 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 67 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Plats të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

Ministira e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursen e gazoilit dhe benzinës.

Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.

Lexo edhe :  Mandarinat me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE/ Reagon ministria e Bujqësië

Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.
Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet në bursën Platz të mezdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqipëtar dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Situata që po kalojmë nuk është zakonte, ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase por edhe e levizjeve të tregjeve ndërkombetare.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

?Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Të fundit

Euro në rënie, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

Ditën e sotme ,19 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet me 94.1 lekë. Euro blihet me...

Ngrica dhe temperatura të ulëta, njihuni me parashikimin e motit për këtë të enjte

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së enjte duke sjellë mot të kthjellët në bregdet dhe zonat...

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama ndan fotot: Ditë afrimi me Evropën

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi nga samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të mbajtur të mërkurën në Bruksel. Në një postim në...

Sot 5 vite nga themelimi i SPAK, SHBA mbështetje për reformën në drejtësi

Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof, ndodhet sot në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë që shënon 5-vjetorin e krijimit të...

Sherri PS-PD për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, ç’pritet sot në Kuvend

Sot mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend. Kuvendi zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës është një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit,...

Lajme të tjera

Web TV