“Kokën lart kur jep gjithçka”, Lautaro i ngre moralin Interit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një disfatë nuk duhet të rrezikojë të ardhmen. Në të vërtetë, ndonjëherë mund të jetë edhe e shëndetshme. Zemërimi përzihet me këto mendime tek Interi pas 1-3 në “Olimpico” ndaj Lazios. Dhe janë liderët e dhomave të zhveshjes që e vënë fytyrën e flasin.

Një prej tyre është padyshim Lautaro Martinez, që shënoi golin e tij të dytë në këtë kampionat, kundër bardhekaltërve, pas atij në “San Siro” kundër Spezia.

Kampionati po bën vetëm “testimet” e para, historia është ende e gjatë. Edhe pse rezultati i “Olimpico” për skuadrën e Inzaghit ishte i njëjtë me vitin e kaluar, Lautaro përpiqet të ngjallë besim te shokët e tij.

Kjo nuk do të thotë të harrohet humbja, por të nxirren mësime prej saj për të mos përsëritur të njëjtat gabime në ndeshjet e radhës, duke filluar nga ajo e mesjavës së ardhshme kundër Cremonese.

Ja mesazhi i “Toro” në rrjetet sociale: “Kokën lart kur jep gjithçka. Tani duhet vetëm të mendojmë të punojmë për të korrigjuar gabimet dhe të shohim përpara të gjithë së bashku, sepse ka ende një rrugë të gjatë për të bërë”.

Pak fjalë dhe shumë fakte, këtë i injekton Lautaro skuadrës. Humbja e parë e sezonit të ri (Serie A) në fakt duhet të përfaqësojë trampolinën për të rifilluar “bluarjen” me akoma më shumë bindje. Edhe pse Interi në tri ndeshjet e para ka bindur plotësisht vetëm në atë të mesmen, ndaj Spezia.

Të fundit

Kiara Tito na prezanton me vogëlushen Luna Mari, publikon foton e së bijës

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli para disa kohësh u bënë për herë të parë prindër të një vajze. Pas lindjes...

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet ne magnitudë 4 Rihter ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Kretë të Greqisë. Sipas institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 34...

Si t’i pastroni bizhuteritë e floririt si profesionistë

Le ta pranojmë që bizhuteritë prej ari janë të bukura dhe me vlerë jo vetëm shpirtërore për disa njerëz, por edhe materiale pse jo....

A ka pasur mesazhe mes saj dhe Romeos? Erjola zbulon si qëndron e vërteta

Ish banorja e Big Brother VIP3, Erjola Doçi e cila u skualifikua nga gara vetëm pak ditë më parë, është pyetur sot nga moderatori...

Xavi i përgjigjet talentit brazilian: “Polemika të kota, nuk parashikohej të ishte këtu”

Ditët e fundit në ambientin e Barcelonës po diskutohet shumë rreth Vitor Roque. Sulmuesi u afrua në merkaton e janarit në Katalonjë nga Athletico...

Lajme të tjera

Web TV