Rebelët sirianë rimarrin kontrollin një qyteti në Idlib  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rebelët sirianë të mbështetur nga ushtria turke kanë rimarrë nën kontroll qytetin Nairab, në provincën e Idlibit në veriperëndim të Sirisë, thanë të martën zyrtarë turq dhe rebelët.

Forcat e presidentit sirian, Bashar al-Asad, të përkrahur nga sulmet ajrore ruse, po përpiqen të rimarrin rajonin e fundit të madh të mbajtur nga rebelët në Siri, pas nëntë viteve të konfliktit.

Afro një milion sirianë janë shpërngulur nga luftimet e fundit. Turqia është përgjigjur duke dërguar mijëra trupa dhe pajisje në rajon, për të mbështetur rebelët që t’i rezistojnë ofensivës.

“Me ndihmën e miqve tanë turq, ne kemi rimarrë kontrollin mbi qytetin strategjik të Nairabit, pas dëbimit të milicive terroriste ruse”, tha Yusef Hamoud, zëdhënës i Ushtria Kombëtare Siriane (grupi rebel i përkrahur nga Ankaraja).

Një zyrtar turk tha për Reuters, se ushtria turke kishte mbështetur sulmin e rebelëve. Ndërsa shtoi se nuk pati përleshje midis forcave turke dhe ruse.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV