Cristiano Ronaldo jep dritën jeshile, operacioni Osimhen-CR7 tani është i arritshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo është shumë afër largimit nga “Old Trafford”, ndërsa gjithmonë e më afër rikthimit në Serie A.

Tashmë nuk mund të quhen më aludime apo zëra merkatoje, por pista e kalimit të CR7 te Napoli është konkrete.

Sipas “Corriera della Sera”, Ronaldo ka dhënë dritën jeshile për një kalim në “Maradona”, ku do të kishte mundësinë të luante në Champions League.

Tashmë dihet prej kohës që CR7 nuk është i lumtur te Manchester United, me këtë të fundit që nga Napoli po kërkon Victor Osimhen. Për sulmuesin nigerian “djajtë’ kanë ofruar 100 milionë euro, por Aurelio de Laurentis kërkon 130 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin.

Sipas burimit në fjalë, 37-vjeçari mund të huazohet falas te napolitanët dhe 80-85% të pagës së tij prej 24 milionë euro neto në sezon të paguhet nga “Djajtë e kuq”.

Aktualisht me fanellën e United në Premier League, Ronaldo është aktivizuar gjithsej në 4 ndeshje, ku në 3 raste e ka nisur nga stoli duke mos shënuar dhe asistuar dot asnjëherë.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV