‘Atentatori’ i Arjan Ndoit dhe Rrumit kërkon lirinë në Gjykatën pa gjyqtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Redjan Rraja i kërkon gjyqtarit të vetëm të Gjykatës së Lartë t`i ndryshohet masa e sigurisë. Djali nga Fushë-Kruja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, është i vetëm në pranga, nën akuzë dhe në qeli për atentatin e bujshëm ndaj prokurorit të Durrësit, mikut të tij dhe shoferit të prokurorit. Ky i fundit edhe mbetur i vdekur nga ajo pritë fatale.

Edhe pse u tha se bëhej fjalë me një pritë me të paktën tri makina, policia dhe prokuroria çuan në pranga vetëm nipin e deputetit i cili jo vetëm që nuk pranon marrjen pjesë në atë atentat por përkundrazi vijon të kërkojë lirinë në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Kështu i arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, mikut të tij Aleksandër Laho dhe shoferit, Andi Maloku, Redjan Rraja ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë “arrest me burg”. Por duke qenë se në Gjykatën e Lartë gjendet vetëm Ardian Dvorani, ky rekurs nuk mund të shqyrtohet. Tani nuk dihet se çfarë do të ndodh me të arrestuarin për atentatin por mësohet se Rraja vazhdon të kundërshtojë prokurorinë  për akuzat që kanë ngritur ndaj tij.

Atentati ndaj prokurorit të Durrësit ishte një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura kohëve të fundit ku u godit njeriu i sistemit të hetimit në vend por asnjë instancë nuk ka mundur të hedh dritë mbi atë pritë fatale. Të dhënat fillimisht thanë se është qëlluar mbi mikun e tij Aleksandër Laho, i njohur me pseudonimin ‘Rrumi’, por më pas nuk u përjashtua si objekt i shënjestrës edhe vetë prokurori Ndoj.

Burimet aso kohe treguan se gjithçka lidhej me disa Pazare pronash në zonën e Gjirit të Lalzit, por veç arrestimit të Rrajës asnjë e dhënë tjetër nuk s shoqëroi atë ngjarje të rëndë.  n.k/Fjala.al/

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV