Trump mburrej se kishte ‘informacione të fshehta mbi jetën sek*uale të Macron’ (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes dokumenteve të sekuestruara së fundmi nga FBI në rezidencën e Donald Trump, raportohet se ish-presidenti mburrej se dinte ‘detaje të pazbuluara’ mbi jetën seksuale të presidentit francez Emmanuel Macron.

Në një raportim të revistës Rolling Stone thuhet se mes dokumenteve të sekuestruara nga FBI në fillim të muajit, një dosje e titulluar “Artikulli 1a,” listohej si “info mbi Presidentin e Francës.”

Përmbajtja e dokumenteve është ende e panjohur, por dy burime të njohura mbi çështjen thanë për Rolling Stone se jeta personale e Macron ka qenë objekt interesi prej vitesh për ish-presidentin amerikan.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për në Francë ku para disa muajsh bashkëshortja e presidentit Brigitte Macron u detyrua të kërcënonte me padi, dy gra që pretendonin se ajo ishte një grua transseksuale, pra e lindur mashkull.

Pretendimet në dokumentin e Trump në Florida kanë bërë që si zyrtarët amerikanë dhe ata francezë të përpiqen të zbulojnë se çfarë saktësisht shkruan publikimi për Macron.

Çështja është nëse informacionet e zotëruara nga Trump përbëjnë shkelje të sigurisë.

Jeta e pazakontë seksuale e Macron ka qenë objekt bisedash që prej katapultimit të tij në presidencë në 2017.

Ish-bankieri është kthyer në politikan rreth vitit 2010 dhe thotë se është martuar me ish-mësuesen e tij Brigitte, që është 25 vjet më e madhe, e divorcuar dhe nënë e tre fëmijëve.

Trump dhe gruaja e tij Melania kanë kaluar kohë në Francë me çiftin presidencial në 2017, ku ndoqën paradën ushtarake të Ditës së Bastille.

Dosja në SHBA thoshte se në dosje kishin “identifikuar materiale që mund të shkelin marrëveshje të mospublikimit të informacionit të privilegjuar”.

Raportimi pritet të shkaktojë zhurmë të vazhdueshme në media.

Lexo edhe :  “Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat në 40 gradë, zona të tjera zbardhen nga breshri

Të fundit

3 Korrik 1944: Çlirimi i Minskut dhe Operacioni Bagration

Më 3 korrik 1944, gjatë kulmit të Luftës së Dytë Botërore, trupat sovjetike çliruan qytetin e Minskut, kryeqytetin e...

Horoskopi ditor, 3 Korrik 2025

Dashi Sot do jeni shumë dyshues në gjithçka dhe do stepeni të hidhni hapa përpara. Nëse jeni në një lidhje pranojini dhuratat që do ju...

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim në Rripin e Gazës. Derisa grupi...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Lajme të tjera

Web TV