Tjetër tripletë në Premier League, Guardiola: Haaland do bëhet legjendë e Cityt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erling Haaland po shkëlqen në Premier League teksa për të dytën ndeshjen radhazi shënoi një tregolësh. Në sfidën që Manchester City triumfoi ndaj Nottingham Forest me rezultatin 6-0, tre realizime i takuan pikërisht norvegjezit që tashmë prek kuotën e nëntë golave në vetëm pesë ndeshje.

Sigurisht, për sulmuesin e transferuar këtë merkato nga Borussia Dortmund elozhe vijnë edhe nga trajneri Pep Guardiola. Tekniku spanjoll theksoi me siguri se Haaland do të bëhet një legjendë e Manchester Cityt ndërsa shtoi se sulmuesit nuk i interesojnë rekordet.

“Sergio Aguero është legjendë e klubit, por Haaland ka kualitetin për të mbërritur atje. Haaland ka shumë talent dhe ne duam ta ndihmojmë atë të arrijë sa më shumë me fanellën e Cityt. Duke njohur Haaland mendoj se ai është më i fokusuar te titujt se tek rekordet personale, por nëse arrin të fitojë trofe duke regjistruar edhe rekorde, atëherë aq më mirë”, u shpreh Guardiola.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV