Shtëpitë e futbollistëve në shënjestrën e grabitësve, futbollisti i Real Madrid denoncon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Skifterat” po kthehen në makth për futbollistët në Spanjë. Pas vjedhjes me dhunë të Aubameyang dhe Lewandowskit, Dani Carvajal raportoi një tentativë vjedhjeje të pësuar të martën në agim në shtëpinë e tij në Madrid.

Dy persona me shufra hekuri kanë tentuar të hyjnë në shtëpinë e tij. Në atë kohë, mbrojtësi i Real Madridit nuk ishte i pranishëm, por hajdutët janë zbuluar menjëherë nga kamerat e sigurisë. Policia po heton denoncimin e lojtarit spanjoll.Real Madrid: Why Dani Carvajal is no longer a top-level right-back

Rastet e grabitjeve më të bujshme – Në janar 2020, Ashley Cole, anësor që luajti për Arsenalin, Crystal Palace, Chelsea, Roma, LA Galaxy Derby County, u grabit nga hajdutë të maskuar në rezidencën e tij në Fetcham (Surrey).

Mbrojtësi ndërkombëtar, i cili përfundoi jashtëzakonisht i tronditur nga përvoja, u lidh në një karrige nga deri gjashtë hajdutë të veshur me kamuflazh dhe kapuç, të cilët morën një shumë të madhe parash dhe bizhuteri.

 

Në mars 2006, katër individë sulmuan shtëpinë e Roberto Dueñas në urbanizimin e Golf Girona në agim, duke e lënë basketbollistin e atëhershëm të Akasvayu Girona të prangosur në tokë.

 

Roberto Dueñas, i gjatë 2.21 metra dhe që peshonte 137 kilogramë, i cili bëri histori te Barcelona dhe kombëtarja spanjolle, e kërcënuan duke i vendosur një kaçavidë në gjoks për ta ulur në gjunjë. Duenas ishte në gjendje të njoftonte policinë, pasi grabitësit kryen punë me të.

Në dhjetor 2016, tenistja Petra Kvitova, fituese e Wimbledon më 2011 dhe 2014, medalje bronzi në Lojërat Olimpike të ‘Rio 2016’, u sulmua me thikë nga një burrë në shtëpinë e saj në Prostejov.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV