Putin nuk do të marrë pjesë në varrimin e Gorbaçovit, zbulohet arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në varrimin e ish-liderit sovjetik, Mikhail Gorbaçov, për shkak të agjendës së ngjeshur, tha Kremlini më 1 shtator.

“Ceremonia e lamtumirës dhe varrimi do të mbahen më 3 shtator, por fatkeqësisht agjenda e ngjeshur nuk e lejon presidentin që të marrë pjesë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov tha se Putin ka bërë nderimet e tij për Gorbachevin në spital, ku ai vdiq të martën në moshën 91-vjeçare.Në televizionin shtetëror rus u shfaqën pamje të Putinit duke vendosur një buqetë me trëndafila pranë arkivolit të Gorbaçovit. Më pas, presidenti rus mbajti një minutë heshtje.

Ceremonia e varrimit të Gorbaçovit do të mbahet të shtunën në Sallën e Kolonave në Moskë, që historikisht është përdorur për ceremoni mortore të zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe të Joseph Stalin më 1953.

Pas ceremonisë, trupi i pajetë i Gorbaçovit do të varroset në varrezën Novodeviçi në Moskë, pranë varrit të gruas së tij, Raisa, e cila vdiq më 1999. Peskov tha se do të ketë “elemente të funeralit shtetëror” për Gorbaçovin, përfshirë edhe Gardës e Nderit. Sipas tij, ceremonia mortore do të organizohet me ndihmën e shtetit.

Gorbachev më 1985 mori udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik dhe ishte i njohur për afrimin e tij me Perëndimin.

Ai ishte bërë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike dhe de fakto lider i vendit në moshën 54-vjeçare./REL

Të fundit

PD denoncon Kadastrën: Ka rritur tarifat për shërbimet me 70-80% ndaj qytetarëve

Përmes një deklarate për shtyp, Partia Demokratike denoncon abuzimet që sipas saj po bën Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Deputeti i zgjedhur i...

“Përvëlim në vjeshtë”/ Një Shtator me temperatura jashtë normales

Grafikët e Meteo që paraqesin devijimet e temperaturës mesatare për shtatorin – Vlerat më të larta në Evropë shënohen në Francë dhe në Ballkan,...

Fabrikat e armëve trefishohen, Europa armatoset deri në ‘dhëmbë’

Fabrikat e armëve në Europë po trefishohen duke mbuluar mbi 7 milionë metra katrorë të zhvillimit të ri industrial. Ky hov përfaqëson një shkallë...

The Times: Rusia synon zhdukjen e Ukrainës, shkëmbimi i territoreve nuk e ndal luftën

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022, ka pasur dy fraza që kanë qenë shtyllat kryesore të fjalimeve të përditshme të...

Zjarret në Gramsh, policia: Flakët i ndezi 80-vjeçari që vdiq në kopshtin e banesës

Policia e Elbasanit ka njoftuar zyrtarisht se zjarri i përmasave të mëdha në fshatrat e Gramshit është shkaktuar nga një 80-vjeçar, i cili fatkeqësisht...

Lajme të tjera

Web TV