Infeksionisti Pëllumb Pipero: Ja shenjat që nuk duhen neglizhuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pëllumb Pipero, mjeku infeksionist ka folur sërish mbi situatën e krijuar nga koronavirusi.

Mes të tjerash mjeku është ndalur tek shenjat e para që shfaqen tek një person i prekur. Sipas tij që në gjenezë koronavirusi ka vështirësinë në frymëmarrje.

Ky e ka që në gjenezë vështirësinë në frymëmarrje. Personi merr frymë shumë shpejt. Ky person çfarë duhet të bëjë?

Duhet të vendosë një maskë në fytyrë, të marrë ne telefon urgjencën dhe tu thotë sot më kanë filluar këto shenja. Çfarë dua të nënvizoj, të mos vrapojë te taksia, i vete spitali në shtëpi.

Çdo person që vjen nga një zonë me numër të madh rastesh dhe bënë këto shenja. Duhet ta përmendë faktin që vjen nga një zonë e prekur. Personeli duhet të jetë i veshur.

Nga ky moment që mjeku vete atje, fillon ajo që quhet koncepti i karantinës. Për karantinë mund të përshtatet çdo vend për mendimin tim.

Virusi në Itali ka qenë 2-3 javë më parë. Në këtë aspekt dua të them se asnjë vend pavarësisht masave nuk është tërësisht i sigurt qe e ka bllokuar. Mund të ketë ndodhur që një person mund të jetë prekur dhe mund të ketë ardhur më përpara në Shqipëri.

Askush nuk mund të thotë që kemi dhe nuk kemi. I kemi të gjitha kapacitet e para për të përballuar rastet e para. Unë mendoj se rastet e para do të mbahet tek ne te infektivi.

Periudha më e rëndësishme është ajo e inkubacionit kur askush nga ne nuk e di. Nëse ne hasim rastin e parë janë marrë masat që ai të mos infektojë të tjerë”, u shpreh mjeku Pipero në “Mbrëmje në Abc”.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV