“Më mirë në burg sesa me gruan time”, 41-vjeçari bën kërkesën: Më ktheni në qeli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Më mirë bëj burg, sesa në shtëpi me gruan time.”

Me këto fjalë, një 41-vjeçar nga El Salvadori u kërkoi karabinierëve ta çonin pas hekurave pas një sherri me partneren e tij.

Ndaj 41-vjeçarit ishte vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie” për 5 muaj në një shtëpi në Seregno, në provincën e Monza dhe Brianza.

Megjithatë, bashkëjetesa me gruan ka qenë problematike. Sipas karabinierëve, 41-vjeçari ka pirë dhe është bërë agresiv. Prandaj, Gjykata Mbikëqyrëse pranoi kërkesën për pezullimin e masës “arrest shtëpiak” dhe dyert e burgut u rihapën për burrin.

Karabinierët, të cilët ndërhynë në banesë për të shuar një tjetër sherr mes çiftit, pranuan kërkesën e 41-vjeçarit. Ata e gjetën burrin në gjendje të dehur. Përballë tyre 41-vjeçari ka mbajtur edhe një thikë për të dëmtuar veten.

Pasi u qetësua, burri kërkoi të kthehej në burg sepse nuk mund të duronte më bashkëjetesën me gruan. Nisur nga konflikti në çift dhe sjelljet agresive të 41-vjeçarit, karabinierët i propozuan Gjykatës Mbikëqyrëse pezullimin e arrestit shtëpiak. Burri u dërgua më pas në burg.

Akuzat

Burri ishte dënuar përfundimisht për grabitje, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe dëmtim personal, të gjitha krimet e kryera në Milano në vitin 2013. Në total ai duhet të vuajë 6 vjet.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV