Erdogan me tone të ashpra me Greqinë: Çmimi do të jetë i rëndë për ju, nëse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet Turqi-Greqi, duket se nuk do të mbarojnë kurrë…

Së fundmi, mediet greke shkruajnë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka tepruar me deklaratat e reja provokuese kundër Greqisë.

Në veçanti, duke folur në eventit teknologjik “Teknofest”, Erdogan paraqitinjë sfidë tjetër të pabesueshme ndaj Greqisë, shkruan protothema.gr.

Me kërcënime të drejtpërdrejta, presidenti turk sfidoi drejtpërdrejt sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut dhe pohoi se Aankaraja është e gatshme që të bëjë gjithçka që është e nevojshme kur të vijë koha, duke iu referuar fatkeqësisë së Azisë në Vogël dhe 1922.

“Grekë, shikoni historinë, kthehuni në histori. Nëse shkoni shumë larg çmimi do të jetë i rëndë. Kemi vetëm diçka për t’i thënë Greqisë, mos harroni Izmirin”, tha Presidenti turk.

Siç raporton Agjencia Anadolu, Erdogan ka pohuar se “kur të vijë koha do të bëjë çdo gjë që duhet.”

Izmiri është një provincë në bregun perëndimor të Detit Egje të Turqisë, të cilën Ankaraja e çliroi nga pushtimi grek në vitin 1922 si pjesë e Luftës së saj për Pavarësi.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV