Kupa e Botës Katar/ FIFA: Birra do të lejohet …. por vetëm jashtë stadiumit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Botërori i Katarit është thuajse dy muaj lag teksa starton më datë 20 nëntor. Organizatorët janë duke u marrë me përgatitjet e fundit në lidhje me kompeticionin më të rëndësishëm për kombëtaret teksa përveç pjesës që zhvillohet në dimër, ndryshe nga tradita, fansat që do të udhëtojnë për të ndjekur ndeshjet në stadium, duhet të mësohen edhe pa birrën.

Si një shtet mysliman, Katari nuk do të lejojë tifozët të shfaqen me birrë në duar në brendësi të stadiumit ndërsa diçka e tillë është konfirmuar së fundmi edhe nga FIFA, (kujtojmë se konsumimi i alkoolit në vende publike në Katar është i ndaluar me ligj). Tifozët do të mund të konsumojnë birrë, apo alkool vetëm në stenda të caktuara jashtë stadiumit, stenda të cilat do të jenë të hapura deri në 30 minuta para se të startojnë ndeshjet, ndërsa do të rihapen sërish për një kohë të shkurtër pasi të përfundojnë sfidat.

Në fakt, vendimi i Katarit për konsumimin e kufizuar të birrës prek edhe vetë FIFA-n duke qenë se birra Budweiser është një sponsor prej tre dekadash i FIFA-s që gjithsesi në fund është detyruar të dorëzohet para autoriteteve arabe. Megjithatë, në brendësi të stadiumit, organizatorët do të lejojnë birrën Budweiser pa alkool si dhe pije të tjera analkoolike, ndërsa të drejtën për shitjen e ka marrë Coca-Cola si një nga sponsorët më gjigandë. Gjatë zhvillimit të Botërorit në Katar pritet që gjatë muajit nëntor-dhjetor, të mbërrijnë më shumë se një milionë vizitorë.

Të fundit

Igli Tares i dështon blerja, sulmuesi rikthehet në Gjermani

Boniface është rikthyer në Gjermani dhe nuk pritet të veshë fanellën e Milanit. Dyshohet se sulmuesi ka probleme fizike dhe...

Shqiptari që vrau gruan në Greqi takon vajzën 18-vjeçare në gjykatë

Pandi Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij Marjola Nakolecit, 36-vjeçe para fëmijëve të tyre në Volos u paraqit të dielës para gjykatës. Sapo mbërriti, gazetarët...

Britania nuk mund të jetë lojtar i madh global pa folur më shumë gjuhë

Nga Sophia Smith Galer Pavarësisht gjithë diskutimeve për të adresuar problemin, gjendja është përkeqësuar. Dhe kjo është e pafalshme kur mund të bëjmë kaq shumë. Shumë...

Trump uron Pavarësinë e Ukrainës, zbardhet letra për Zelenskyn

Në 34-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës, Presidenti i SHBA-së Donald Trump i dërgoi një mesazh urimi popullit dhe qeverisë së Ukrainës, duke shprehur dëshirën...

Përmbyset gomonia me 68 pasagjerë, tre motra minorene humbin jetën

Tre motra, të moshave 9, 11 dhe 17 vjeç, kanë humbur jetën pas përmbysjes së një gomoneje të mbipopulluar që udhëtonte nga Libia drejt...

Lajme të tjera

Web TV