Dita e Shenjtërimit, Veliaj jep lajmin: Nis puna për Shtatoren e Nënë Terezës në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Bashkia e Tiranës dhe Arqidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës nënshkruan një marrëveshje memorandumi për vendosjen e një memoriali për Shenjtoren shqiptare në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një lajm i shumëpritur nga të gjithë shqiptarët.

“Prej kohësh kemi pasur një ëndërr të madhe, për të vendosur në Tiranë një shtatore të Nënë Terezës. Nuk besoj se ka moment më të mirë – 30 vite pasi Shqipëria ka vendosur marrëdhëniet me Vatikanin, 25 vite pas kalimit në amshim të Nënë Terezës, Shën Terezës, gruaja me trupin e vogël, por me veprën e madhe – për t’i celebruar të gjitha këto. Sot fillojmë rrugëtimin drejt ndërtimit të shenjtores së Nënë Terezës mbi kodrat e Liqenit Artificial, në zonën e njohur si “Lapidari”, ndaj është vërtet një bekim i madh për qytetin tone”, sqaroi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Tirana ka nevojë për një hapësirë ku qytetarët e saj mund të gjejnë një çast për të reflektuar. “Një vend pelegrinazhi, besimi, reflektimi dhe vëllazërie i shkon Tiranës sonë; një metropol, në të cilin pavarësisht se ka ngut, nxitim, garë e zell, në atë majë kodre duhet të ketë edhe një vend për të reflektuar, për t’u lidhur me gjërat e shenjta dhe të dëlira”, u shpreh Veliaj.

Arqipeshkvi Metropolit të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj falenderoi kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për lajmin e mirë në këtë ditë të veçantë për gjithë shqiptarët.

“Unë i jam shumë mirënjohës Zotit për këtë frymëzim, e pikërisht falënderoj zotin Kryetar të Bashkisë, Erionin dhe zotin Kryeministër, sepse realisht kjo ide ka gjetur edhe bekimin dhe bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe Selisë së Shenjtë. Nënë Tereza na bashkon të gjithëve. Kështu që mendoj se kjo pikë do të jetë një pikë bashkimi për të gjithë, pa asnjë formë ndasie ose kategorizimi”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në "Air Albania"

Të fundit

Pajtohen Monika Kryemadhi e Romeo Kara, GJKKO pushon padinë e juristit për shpifje

GJKKO ka pushuar padinë për shpifje që juristi Romeo Kara kishte bërë ndaj deputetes së Partisë së lirisë, Monika...

Temperaturat në rritje/ Ja si të kesh shtëpi më të freskët, pa kondicioner

Temperaturat e larta janë një nga problemet më të mëdha të stinës së verës, veçanërisht kur shtëpia duket po aq e nxehtë sa ambienti...

Trump-i e kaloi kufirin në Fort Bragg

Nga W.J. Hennigan Asnjë president në historinë moderne nuk ka bërë më shumë për të futur ushtrinë në mes të zjarrit politik dhe kulturor sesa...

Brooklyn Beckham shkëput çdo lidhje me familjen e tij: Nuk dua më asnjë kontakt me ju

Një tjetër krizë po godet familjen Beckham. Brooklyn Beckham, djali i madh i David dhe Victoria Beckham, raportohet se ka shkëputur kontaktet me familjen...

Misteri i rrëzimit të avionit në Indi: Përse nuk përdori pistë më të gjatë për ngritjen?

India është tronditur nga rrëzimi i aeroplanit Boeing 787 me 242 pasagjerë në bord ditën e sotme. Aksidenti ajror ndodhi sapo aeroplani u ngrit...

Lajme të tjera

Web TV