Shën Tereza nderohet nga Papa: Buzëqeshje e bamirësi, veçmas për ata që vuajnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U nda nga jeta në 5 shtator të 1997-ës në moshën 87-vjeçare, Papa Françesko kujton sot në vitin e 6-të të Shenjtërimit të Shën Terezës, themeluesen e Misionareve të Bamirësisë, një nga simbolet më të forta të shekullit të XX, të vlerësuar me çmim Nobel.

Përmes një statusi në Twitter Papa përsërit fjalët e saj lidhur me bamirësinë dhe buzëqeshjen. “Ndoshta nuk flas gjuhën e tyre, por mund të buzëqesh”. Ftesa e Papës në ditën e përkujtimit të Shën Terezës, është të mbartim në zemër buzëqeshjen e saj e t’ia dhurojmë atyre që hasim në rrugëtimin tonë, veçmas, atyre që vuajnë. Pasi kështu “do të mund të hapim horizontet e gëzimit dhe të shpresës”, shkruan ai.

Sot në Kalkutë, siç përcjell Vaticannews, mbahet një festë e madhe, e cila do të shoqërohet edhe me inaugurimin e një strukture të re për fëmijë. Do të mbahen dyert e hapura dhe për Meshën dhe Homazhin në varrin e Shenjtores, ndërsa në të gjithë vendin do të ketë ceremoni përkujtimore.

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV