Rikthimi i basteve, Fidel Ylli: Zoti Braçe dhe Braçet e tjerë të shohin ligjet europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli ka folur për përfitimet që do të kishte rikthimi i basteve online.  Sipas Yllit do të shërbente që të ndërtoheshin fusha jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin.

Ndër të tjera ka komentuar edhe deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Erion Braçe duke thënë se e kishte në dorë t’i mbyllte bastet në të zezë kur ishte në detyrë dhe kur po lulëzonin.

“Nuk bëhet sport vetëm në Tiranë, por edhe në Tropojë, Dibër, Burrel, dhe do ta shikoni se ekipet nëpër shkolla do të gëlojnë në palestra.

Komenti im është ky. Nuk mund të analizoj se ça ka thënë ish-zëvendëskryeministri që e kishte për detyrë për t’i mbyllur në kohën kur lulëzonte.

Ne themi që të jenë të kontrolluara dhe paratë t’i kontrollojë shteti. Unë i them zotit Braçe dhe Braçeve të tjerë të marrin ligjet europiane, dhe iu them po Franca mos është e marrë që ka ligjet e basteve. Po Gjermania, Italia, janë të marra që kanë kompani bastesh.

Ne themi t’i kontrollojë shteti dhe t’ia japë rinisë”, tha Ylli.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV