Kë sheh si rival në garën për drejtimin e Tiranës? Veliaj: Nëse kam një frikë, është…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erion Veliaj ka dhënë një intervistë këtë të hënë për “Top Story”, në nisje të sezonit të ri televiziv.

Ndër të tjera, teksa fliste për një mandat të tretë rresht, në drejtimin e bashkisë së Tiranës,, Veliaj nuk përmendi asnjë person që e sheh si kundërshtar në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Këtë mandat kemi hapur 26 shkolla,  tetë kopshte, hapëm kopshtin zoologjik, po punojmë për terminalet interurbane. Por, armiku më i madh ishin gjërat e papandehura. Tërmeti… as e kishim menduar, sa kisha fituar zgjedhjet, pothuajse gjithçka shkoi atje. Një pjesë e madhe e financave shkoi te strehimi dhe rindërtimi”. Tani, rivali më i madh do të ishte diçka e paparashikuar. Energjia, e kemi dëgjuar nga ministrja Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama që na pret periudhë e vështirë”, tha Veliaj.

“Nëse kam një frikë për të ardhmen është cila do të jetë beteja tjetër,- shton Veliaj në “Top Story”-, por kjo është koha jonë, dita e shqiptarëve për të ecur para dhe për të bërë gjëra të mrekullueshme. Nuk duhet të humbasim kohë. Koha është gjëja më e paçmuar”.

Të fundit

Hakerat rusë bllokojnë sistemin GPS, avioni i Von der Leyen u detyrua të ulet me urgjencë

Avioni i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u detyrua të ulet në Bullgari duke u bazuar vetëm te...

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, për zbatimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Në një komunikim të...

Në shkollë pa celular/ Ministria miraton udhëzimin në prag të nisjes së vitit shkollor

Ministria e Arsimit dhe Sportit me një udhëzim të veçantë ka përcaktuar rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve...

Ngacmonte vajzat e reja në plazh, arrestohet në Durrës i moshuari 71-vjeçar

Një i moshuar 71-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi u denoncua nga një vajzë e moshës 21-vjeçare për ngacmim seksual në plazh. Në...

Tërmeti në Afganistan, shkon në mbi 800 numri i viktimave! Mijëra të tjerë nën rrënoja

Më shumë se 800 persona janë vrarë dhe 2,800 të tjerë janë plagosur në tërmetin në Afganistan, tha një zëdhënës i qeverisë së talebanëve. Tërmeti...

Lajme të tjera

Web TV