Erdogan gjithmonë krah Putinit, akuzon Evropën: E keni vetë fajin për krizën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se për krizën energjetike në Evropë fajtorë janë sanksionet e vendosura nga shtetet evropiane ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Një akuzë të tillë, Kremlini e ka bërë ndaj Evropës.

Erdogan ka mbajtur raporte të mira pune me presidentin rus, Vladimir Putin, teksa ka tentuar që të qëndrojë neutral sa i përket konfliktit, por ka furnizuar Ukrainën me armë dhe dronë luftarakë.

Para se të nisej drejt një vizite në Ballkan, Erdogan u tha gazetarëve më 6 shtator se shtetet evropiane “po korrin atë që kanë mbjellë” duke vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë.

“Qëndrimi i Evropës ndaj zotit Putin, sanksionet e saj, e kanë sjell zotin Putin – me apo pa dëshirë– deri në pikën që të thotë: ‘Nëse ju veproni kështu, unë do të veproj kështu’”, tha Erdogan.

Deklaratat e Erdoganit janë të ngjashme me ato që Kremlini paraqiti gjatë kësaj jave.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, të hënën fajësoi “sanksionet e vendosura ndaj shtetit tonë”, teksa foli për ndalesën e dërgesave të gazit për në Gjermani përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1.

Vitin e kaluar, importet ruse përbënin pothuajse gjysmën e blerjeve të Turqisë të gazit natyror.

Turqia është zotuar se gradualisht do të nisë që të paguajë me rubla për importet e energjisë ruse. Ky zotim u bë në samitin midis Erdoganit dhe Putinit në Soçi më herët gjatë këtij muaji.

Analistët besojnë se kjo marrëveshje do të sigurojë që Rusia të vazhdojë ta furnizojë Turqinë me gaz përmes gazsjellësit Rrjedha Turke, që kalon nën Detin e Zi.

Erdogan tha se nuk pret që Turqia të ketë ndonjë mungesë të furnizimit me energji gjatë këtij viti.

Lexo edhe :  Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

“Mendoj se Evropa do të ketë probleme serioze me furnizime gjatë këtij dimri”, tha Erdogan.

Rritja e çmimeve të energjisë në botë, që është shkaktuar pas ndërprerjeve të energjisë ruse, ka nxitur krizë ekonomike në Turqi, shtet që po përballet me një inflacion vjetor prej 80 për qind dhe teksa lira turke po vazhdon të zhvlerësohet./REL/

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV