Bëhet pishman lideri çeçen Kadyrov, tërheq mbrapsht deklaratën për dorëheqje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit çeçen të Rusisë, është tërhequr nga deklarata e tij e fundit, ku tha se po planifikon të marrë një pushim “të pacaktuar dhe të gjatë” nga posti i tij.
Kadyrov shkroi në Telegram vonë më 5 shtator se deklaratën që ai bëri dy ditë më parë për dorëheqjen e tij të mundshme, e kishte bërë “për të kontrolluar mendimin tuaj”.

45-vjeçari Kadyrov ka qeverisur republikën ruse të Çeçenisë që nga viti 2007 dhe është udhëheqësi më jetëgjatë i një rajoni rus.

Më 3 shtator, Kadyrov shkroi se pas 15 vjetësh si udhëheqës rajonal në Rusi “ka ardhur koha ime”. Sidoqoftë, në postimin e tij të fundit në Telegram, Kadyrov shkroi se mësoi se një politikan rus i paidentifikuar shërbeu si lider rajonal për 27 vjet, kështu që ai “vendosi ta mposht atë rekord”.

Nën sundimin e tij, rajoni është akuzuar për shkelje masive të të drejtave të njeriut. Kadyrov në mars thuhet se udhëtoi për në Ukrainë, ku besohet se anëtarët grupit të tij luftojnë përkrah forcave të rregullta ruse.

Njësitë paramilitare çeçene gjerësisht konsiderohen si forca të frikshme ushtarake. Në të kaluarën janë dislokuar, gjoja me autorizimin e Qeverisë, në lindje të Ukrainës, por edhe në shtetet e tjera si Siria.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV