“Zhdukja e Martinaj u inskenua për t’iu përgjigjur armiqve”, gazetari: Ka dalë gjithmonë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhdukja e biznesmenit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj është e inskenuar, është shprehur gazetari Flamur Vezaj.

Vezaj tha për “EuroNews” se Martinaj është një person intrigant, dinak dhe që arrinte të dilte i ‘pastër’ nga çdo ngjarje kriminale në të cilën i lakohej emri.

Ai shtoi se fakti që nuk ka asnjë pamje filmike, trup apo ndonjë provë tjetër, tregon që Martinaj as nuk është rrëmbyer dhe as nuk është vrarë. Vezaj shtoi se zhdukja e inskenuar është e vetmja mënyrë që ai të kthehet për të marrë hak.

“Nuk kemi asnjë provë, asnjë pamje filmike që Ervis Martinaj është rrëmbyer, nuk kemi trup dhe në mungesë të të gjithë këtyre, ne jemi thjesht në aludim se Ervis Martinaj është rrëmbyer. Duke e njohur si ishte, ai ishte shumë dinak, një kontigjent kriminal që dilte i papërlyer në çdo ngjarje që përfshihej. Duke qenë që është prej shumë vitesh, asnjëherë nuk është ekspozuar vetë për të kryer një krim, duke njohur intrigat dhe se çfarë ishte në gjendje të bënte ai, unë mendoj që është inskenim. E vetmja mënyrë që ai mund tu përgjigjet armiqve është që të zhduket njëfarë kohe dhe të lihet i qetë. Nuk kemi prova as për këtë, por duke iu kthyer backgroundit të tij kriminal, unë dyshoj. Ervis Martinajn nuk e gjetën dot armiqtë për vite me radhë, realisht janë grupe kriminale shumë të fuqishme dhe kanë investuar jo pak për gjetjen e tij,”- tha Vezaj ndër të tjera.

Të fundit

Shkëlzen dhe Argita Berisha në krye të PD? Gazetari: S’ka asnjë sekret

I ftuar në emisionin “Ora e fundit” në ABC News, gazetari Ardit Rada u pyet nëse fëmijët e Sali...

Kristof Valtc, aktori që u bë simboli i ushtarakëve nazist të inteligjencës

Nga Leonard Veizi Hans Landa nuk është thjesht një personazh; ai është një maskë e sofistikuar e pushtetit që flet në shumë gjuhë, buzëqesh me...

Nga ndalimi i celularëve te…, miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit kanë miratuar një udhëzim të përbashkët që...

Norvegjia ndalon pijet energjike për fëmijët, shpërthen debati kombëtar

Qeveria norvegjeze ka bërë të ditur se vendi nga 1 janari do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën moshën 16-vjeç, duke...

Aplikimet për azil në Mbretërinë e Bashkuar nivele rekord, bien kërkesat nga Shqipëria

Mbretëria e Bashkuar regjistroi një rekord prej 111,084 aplikimesh për azil gjatë vitit të parë të qeverisë së kryeministrit Sir Keir Starmer, duke reflektuar...

Lajme të tjera

Web TV