Sulmi kibernetik nga Irani/ Rama: Kemi prova të pakundërshtueshme!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje lidhur me autorët e sulmit kibernetik të shërbimeve online.

“Në 15 korrikun e shkuar vendi ynë u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare. Sulmi nuk ia arriti qëllimit. Krahasimisht me objektivat e agresorit, dëmet mund të konsiderohen të vogla. Sistemet u rivunë të gjitha në punë dhe asgjë nuk u zhduk pa kthim.

Për javë të tëra u punua paralelisht, ditë-natë, qoftë për rivënien e të gjitha sistemeve në punë, qoftë për hetimin e thellë për gjetjen e agresorit. Në bashkëpunim me agjenci të specializuara partnere të anti-terrorit digjital, të cilat sollën në Tiranë skuadrat e tyre, u arrit të zbulohej fillimisht, pa asnjë hije dyshimi, se sulmi i 15 korrikut mbi Shqipërinë nuk ishte një operacion individësh apo grupesh të pavarura në botën e krimit të organizuar kibernetik, por një agresion shtetëror. Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë. Ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar, autor apo bashkëautor i sulmeve të mëparshme kibernetike mbi Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Qipron.

Ne kemi informuar aleatët tanë strategjikë, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike, me të cilat kemi ndarë edhe rezultatet e pakundërshtueshme të hetimit që provon burimin e agresionit ndaj vendit tonë”, tha Rama.

Të fundit

Donald Trump kërkon që të pastrehët të largohen urgjentisht nga Washingtoni

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se njerëzit e pastrehë duhet të “largohen urgjentisht” nga Washingtoni, ndërsa u zotua...

Droni kap ‘mat’ zjarrvënësin/ Rama nxjerr pamjet: Ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme ndërsa thotë se kjo nuk është vetëm një krim, por edhe tradhti ndaj tokës tonë. Kreu...

E rëndë në Tiranë, punëtori i ndërtimit bie nga lartësia dhe humb jetën

Një aksident fatal ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kinostudios, Tiranë. Rreth orës 09:30, një 66-vjeçar, i identifikuar si Rr. M., dyshohet...

E rëndë/ Vetëvritet me armë gjahu 32 vjeçari në Maliq, dyshimet e para

Nje 32 vjeçar nga fshati Pojan, bashkia Maliq i ka dhene fund jetes duke u vetevrarë me arme gjahu. Ngjarja ka ndodhur pak minuta me...

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet: Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit...

Lajme të tjera

Web TV