Sapo u emërua, Rama ultimatum drejtorit të ri të Policisë: Ke 100 ditë kohë për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë është zyrtare! Muhamet Rrumbullaku është drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili vjen në këtë post pas shkarkimit të Gledis Nanos. Vendimi për emërimin e  Rrumbullakut u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë, teksa ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se ai i plotëson të gjitha kriteret për të qenë drejtues i Policisë.

Mirëpo, pa kaluar ende shumë orë nga emërimi i tij, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që brenda 100 ditëve institucioni duhet të dalë nga situata në të cilën ndodhet.

Ai i sqaroi dhe njëherë detyrat drejtorit, teksa theksoi se të gjitha kërkesat që mund t’i vijnë nga persona të ndryshëm ai nuk e ka për detyrë t’i përgjigjet.

“Zoti Drejtori i Përgjithshëm unë besoj dhe nuk e teproj dhe po them që policia e shtetit brenda 100 ditësh duhet të dalë nga udhëkryqi ku ndodhet. Dhe siç e ka pasur paraardhësi juaj apo paraardhësi i paraardhësit tuaj të plotë pa kushte apo dhe interferencë. Qoftë e largët dita kur unë do zë me gojën time një emër të vetëm oficeri policie çoje këtu çoje atje, deri tani nuk ka ardhur dhe nuk ka shans të vijë mbështetjen politike do ta keni edhe ju. E kam bërë me ju bisedën të njëjtën që kam bërë edhe me të tjerët para se të merrje  detyrën, telefonatave keni detyrë t’ju përgjigjeni por kërkesave nëpër telefona ju nuk keni detyrë t’i përgjigjeni nga kushdo qoftë të vijnë. Dhe vetëm ditën kur unë do tju marr në telefon për të ndërhyrë ju keni të drejtë të bëni shërbime të kësaj natyre, por kjo nuk ka për të ndodhur”, tha Rama.

Të fundit

Momente dramatike në futboll, tifozët sulmojnë me fishekzjarre lojtarët në fushë

Futbolli bëhet gjithnjë e më i dhunshëm në shkallët e stadiumeve. Momente dramatike në fund të ndeshjes së futbollit bolivian...

Zjarr masiv në fshatin Bolenë, rrezikohen banesat dhe varrezat

Një vatër e madhe zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në fshatin Bolenë, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe varrezat e fshatit. Flakët, të favorizuara nga...

“Bëra detyrën, nuk jam hero”, flet efektivi i policisë që shpëtoi 3 qytetarë

Një ditë pas aksidentit të rëndë në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës” , polici i qarkullimit Klajdi Mustaj rrëfen momentet ku rastësisht...

Plani i Netanyahut për marrjen e Gazës nuk kënaq askënd përveç vetes

Dy vite pas fillimit të luftës në Gaza, kabineti izraelit i sigurisë ka miratuar një plan të ri ushtarak për të rrethuar qytetin e...

Zbulohet shënimi i fundit në ditarin personal të Mbretëreshës Elizabeth II

Shënimi i fundit në ditarin personal të Mbretëreshës Elizabeth II, shkruar vetëm dy ditë para ndarjes së saj nga jeta është zbuluar në versionin...

Lajme të tjera

Web TV