Dronët turq po shkatërrojnë Rusinë, Vuçiç: Do japin miliona euro që t’i kemi edhe ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka pritur sot në një takim në Beograd presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Vuçiç ka thënë se marrëdhëniet ekonomike Serbi-Turqi janë në nivelin më të mirë, ndërsa kompanitë turke kanë punësuar mbi 10 mijë serbë.

Vuçiç i kërkoi Erdogan që t’i sigurojë Serbisë një linjë direkte për transmetimin e energjisë nga Azerbajxhani, ndërsa tha se vendi i tij do të blejë dronë luftarakë “Bayraktar”.

“Nuk është turp ta them, jemi në radhë për Bayraktar, do t’i marrim vitin që vjen. Jemi të gatshëm që paguajmë shumë më tepër nga çfarë kemi ofruar fillimisht. Do të paguajmë disa qindra milionë”, u shpreh Vuçiç.

Vuçiç tha se Europën e pret një “dimër polar”, ndërsa shtoi se vendi i tij duhet të marrë masa për kursimin e energjisë.

“Kam frikë se të gjithë presin humbjen e palës tjetër, jo një kompromis. Nëse mendoni se do ta mposhtni Rusinë ushtarakisht, gjithçka që duhet të bëjmë është të përgatitemi për dimrin polar,” tha ai.

Të fundit

Ethet e arit në Klondike, kur lumi mori ngjyrën e arit

Viti ishte 1896. Tre eksplorues – Skookum Jim Mason, kushëriri i tij Dawson Charlie dhe gjuetari amerikan George Carmack...

“Qëllimi është gjithmonë paqja”, Ambasada amerikane ndan imazhin historik

Ambasada amerikane në Shqipëri ka ndarë me ndjekësit një foto të presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, duke shoqëruar...

Tregtia e mallrave të konsumit nxit rritjen ekonomike

Shpenzimet e konsumatorit në Kinë patën rritje të qëndrueshme në periudhën janar- korrik , me shitjet me pakicë të mallrave të konsumit që u...

Shpat Kasapi rrëfehet për herë të parë pas lajmit të sherrit në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë për emisionin “Weekend” në...

Fluks turistik në Rrugën e Kombit! Radhë në Kalimash, por pritje e konsideruar normale

Rruga e Kombit po përballet me një fluks të lartë automjetesh, kryesisht nga Kosova, teksa mijëra qytetarë po udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar. Në pikën e...

Lajme të tjera

Web TV