Ambasada e Iranit në Tiranë ka nisur zbrazjen e zyrës.
Pas ultimatiumut që kreu i qeverisë i la ambasadës që për 24 orë të largohen në vendin tonë, ambasada ka nisur përgatitjet për t’u larguar.
Trupit diplomatik iranian i janë dashur shumë pak orë për të përgatitur plaçkat dhe për t’u larguar.
Sipas burimeve, brenda në ambasadë, punonjësit e ambasadës kanë shkatërruar dokumente të tyre ndërsa jashtë godinës së ambasadës ka patur edhe prani të policisë shqiptare.