E bujshme/ Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, pritet të marrë drejtimin e Shkëndijes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkëndija e Tetovës vijon të jetë pa trajner që pas largimit të Artim Shaqirit. Në shtyp kanë qarkulluar emra të ndryshim, nga Qatim Osmani, Ernest Gjoka e deri te Shpëtim Duro (të gjithë e kanë drejtuar më parë Shkëndijën), por pasuesi i Shaqirit duket se do të jetë një emër surprizë. Jo për nga cilësitë dhe karrierë që ka si futbollist dhe trajner, por për faktin që është në detyrë dhe në stolin e një ekipi të madh.

Bëhet fjalë për trajnerin aktual të Tiranës, Orges Shehi, i cili këtë të enjte, sipas burimeve të SuperSportit, pritet të udhëtojë drejt Tetovës për të diskutuar detajet e kontratës që do ta lidhë me kuqezinjtë.

Ai është kontaktuar nga drejtuesit e Shkëndijës dhe e ka marrë ofertën, megjithatë ka ende për të biseduar që të hidhet e zeza mbi të bardhë.

Në fakt, tingëllon pa sens që trajneri i kampionëve në fuqi të largohet nga kryeqyteti, pasi ka kontratë me bardhebutë, por sigurisht që diçka e tillë do të ndodhë me “OK”-in e presidentit Halili. Nëse Shehi do të prishë kontratën me konsensus apo Shkëndija e Tirana do të kenë një marrëveshje ekonomike, kjo mbetet për t’u parë.Europa League scouting report: KF Shkëndija - The AC Milan Offside

Të fundit

Kina drejt plakjes?/ Tkurret popullsia e saj për të tretin vit rradhazi

Popullsia e Kinës ra për të tretin vit radhazi në vitin 2024, me numrin e vdekjeve që kaloi një...

Izraelitët dhe palestinezët, shpresë dhe frikë për marrëveshjen e armëpushimit

Kabineti izraelit i sigurisë i rekomandoi sot qeverisë miratimin e marrëveshjes që do të pezullonte luftimet në Gazë dhe siguronte lirimin e dhjetëra pengjeve...

Historitë sekrete/ Zbulohet pas 80 vitesh ditari i të dashurës angleze të Hitlerit

Pas plot 80 vitesh janë zbuluar detaje nga ditari sekret i të dashurës angleze të liderit nazist të Gjermanisë, Adolf Hitler, duke hedhur dritë...

Hakerët rusë përdorin WhatsApp për të spiunuar ministrat dhe OJQ-të në mbarë botën

Grupi rus i hakerëve Star Blizzard, që dyshohet se është i lidhur me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), ka udhëhequr një fushatë...

Aksident i rëndë në Berat/ Makina përplas 30-vjeçaren bashkë me fëmijën,ndërron jetë nëna

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, me pasojë vdekjen e një gruaje. Shtetasi A. T., 25...

Lajme të tjera

Web TV