Mbreti Charles III është i sëmurë?! Fotot e gishtave të tij të fryrë po qarkullojnë kudo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Charles III është shpallur Mbret nga Nëpunësi i Këshillit gjatë ceremonisë së Këshillit të Aderimit, e cila u zhvillua në Pallatin St. James të Londrës.

Mirëpo, mesa duket mbreti i ri është sëmurë.

Fotot e gishtave të fryrë dhe të kuq të tij po qarkullojnë në internet dhe, një doktor britanik dhe pedagog në Universitetin e Chester, Gareth Nyej  ka folur për mediat duke i qetësuar të gjithë dashamirësit.

Fotografitë e duarve të sundimtarit të ri kanë qarkulluar në internet që kur Mbretëresha vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare në rezidencën e saj Blamoral.

Dr. Nye tha se ka “shumë arsye” që mund të çojnë në ënjtje të gishtave. Një mundësi është edema.

A është i sëmurë?! Fotot e gishtave të fryrë

Edema është një gjendje në të cilën trupi fillon të mbajë lëngje në gjymtyrë, zakonisht në këmbë dhe kyçe, por edhe në gishta, gjë që çon në ënjtjen e tyre. Një tjetër shkak mund të jetë artriti. Artriti është një tjetër gjendje e zakonshme në moshën mbi të 60-at. Shpesh prek nyjet e gishtit të madh ose nyjet e gishtave. Gishtat e këmbëve zakonisht bëhen të ngurtë dhe të fryrë, dhe ndërsa mjekimi mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes, ënjtja mbetet. Ka edhe disa shkaqe më pak të zakonshme. Psh; një dietë me shumë kripë,”- shpjegoi ai.

Por pavarësisht këtyre shkaqeve të mundshme, Dr Nye thotë se nuk ka asnjë arsye që të shqetësohemi lidhur me shëndetin e mbretit Charles III, i cili sapo ka marrë fronin e Britanisë së Madhe.

Të fundit

Qëlluan me armë makinën ku lëvizte 35-vjeçari në autostradë, në kërkim 2 vëllezër

Dy vëllezër nga fshati Xhafzotaj i Durrësit janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se, pas një konflikti...

Sfidat e një Shqipërie që nuk e pret dot as verën, as të ardhmen

Nga Shpëtim Luku Prej shumë vitesh më ka bërë përshtypje, dhe nuk jam i vetëm, ndikimi i emigrantëve shqiptarë gjatë kthimit të tyre në atdhe,...

Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës

Teksa jemi në pikun e sezonit turistik, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ka pasur një fluks udhëtarësh te cilët kanë...

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama thirrje për komentatorët: Bëni durim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me vijimin e aksionit për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Duke e...

Tabaku: Reforma në politikën tatimore është e domosdoshme, përndryshe fshati do të vdesë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka shprehur shqetësimet e saj për situatën në bujqësinë shqiptare, duke e cilësuar rritjen e TVSH-së në 20% si një...

Lajme të tjera

Web TV